Banorët e rajonit të prekur nga vërshimet, i kujtojnë me përpikmëri të gjitha ato që kanë parë natën e kobshme të sot e një viti më parë. Ekipi ynë vizitoi Hasanbegun, duke mos harruar familjen tek e cila ka mbetur një plagë e hapur, pasi tashmë edhe një vit pas vërshimeve, akoma nuk e kanë gjetur vajzën e vogël atëherë gjashtëmbëdhjetë muajshe, e cila u zhduk gjatë kësaj nate.
Gjyshi i Elifit, mezi arriti të nxjerr fjalët, pasi atë e rëndon fakti që sot e një vit më parë ka humbur djalin e tij Furkanin, trupin e të cilit e sollën të vdekur në shtëpi dhe mbesën e tij Elifin, e cila akoma nuk është gjetur.
S’di çka të them, sot kam shumë rëndësi të madhe, s’di as çfarë të flas, sot më duket sikur dita e vitit të kaluar. Më duket sikur po e shoh ujin, po e shoh Furkanin që ma prunë të vdekur. Elifin jo. Tash për Furkanin të paktën e di që e kemi dërguar në varr, i’a di vendin, për Elifin shumë keq, si të them pikë në zemër e kam. Ka qenë një fmi i veçantë“, deklaroi Jusuf Zejnullahu, gjyshi i Elifit të zhdukur.
Ai tha se tashmë janë shuar shpresat e tyre për gjetjen e saj, dhe gjen ngushëllimin tek dy mbesat e tjera, motrat e Elifit, të cilat disa herë, derisa dëshironte ti ftonte afër vetes, u drejtoheshte me emrin Elif.
Shyqyr Zotit i ka edhe dy motra tjera (…Qe kjo vajza e Furkanit.. Elif… )”, tha Zejnullahu.
Ndërkohë që në detaje përshkruajnë natën e kobshme edhe banorët tjerë të Hasanbegut.
Nuk e paramenduam që po vjen një vërshim aq i madh, dmth kishte shumë shit ë madh, besoj se edhe nga toka buronte diçka. Atë natë u frikësuam shumë me familjen, me fëmijët. Për fat të mirë kishim këtu shtëpinë e vëllaut dhe jemi kapur atje lartë. Kjo shpia ka qenë e vjetra dhe është mbulu deri në gjysëm dhe uji ka hyrë brenda. Ne jemi strehuar te shtëpia e vëllaut, të kuzhina, se përndryshe do të pësonim edhe viktima. Ka qenë një natë shumë e frikshme diku deri në ora 2”, u shpreh një banor i Hasanbegut.
Banorët thonë se do ta mbajnë gjithmonë mend këtë datë, ata i luten Zotit që tmerri i 6 gushtit, të mos përsëritet më asnjëherë.
Ajnur Bafqari /SHENJA/
Vërshimet në Hasanbeg, gjyshi kujton me lot në… by tvshenjaofficial

