Në Qeveri janë finalizuar mbrëmë emrat e fundit për drejtoritë dhe agjencitë e ndara mes partnerëve të koalicionit. Sipas të dhënave, BDI-ja ka humbur drejtoritë e dikurshme të mëdha e madje, edhe në ato të mbetura në nivelin dytësor, nuk ka bërë ndryshime kuadrosh. Nga ana tjetër, një pjesë e drejtorive i kanë lënë në dorë të LSDM-së dhe një pjesë tjetër në dorë të LR PDSH-së. Nga burime jo zyrtare, Agon Ferati do të drejtorë Entin për Revizion, Flakron Bexheti do të jetë Avokat i shtetit, Naser Iljazi në drejtorinë për energjetikë ndërsa Krenar Lloga do të jetë drejtor i Fondit të Sigurimit Invalidor dhe Pensional. Po ashtu, siç mëson ALSAT, në Byronë për Siguri Publike do të vazhdojë të mbetet Besir Deari ndërsa në zëvendës në DBK, Arif Asani. Sot dolën në publik edhe emrat e drejtorëve të rinj të ELEM, Dragan Minovski, ndërsa në MEPSO, Sasho Vasilevski.
Data 15.06.2026
Aktuale
- Saliu: Balancuesi nuk ishte problem, problemi është zëvendësimi i tij
- Bullgaria po përgatitet t’i kundërvihet amendamentit të ri të Vajcit
- VIDEO/ Përplasja fizike në kafazin e xhamit, momenti kur forca të shumta policie mbërrijnë në GJKKO! Kush janë personat që u përfshinë në sherr gjatë seanca për vrasjen e Renis Dobrës!
- Ahmeti: Unë dhe Sadulla Duraku deshëm t’i bashkojmë tokat shqiptar
- Tmer në Tetovë: Gruaja kapet duke e përplasur foshnjën 3-muajshe në asfalt, arrestohen dy persona
- E punësoi për t’u kujdesur për nënën e sëmurë, tetovari dyshohet se e rrahu brutalisht shtetasen e Kosovës
- Incident në Pallaticë të Tetovës: 67-vjeçari sulmon me send të fortë një fëmijë 11-vjeçar në oborrin e shkollës
- Aksione kontrolluese në Kumanovë dhe në Tetovë, janë shqiptuar 114 sanksione dhe janë ndaluar shtatë persona

