Sot është dita e fundit kur Kuvendi do të debatojë për rishikimin e buxhetit dhe duhet ta votojë të njejtin.
Sikur edhe ditët e kaluara ashtu edhe dje, në Kuvend pati përplasje mes deputetëve të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së opozitare.
Gjatë fjalimeve të deputetëve në seancën e djeshme, deputetja e LSDM-së, Keti Smilevska, numëroi shkurtimet që parashihen me rishikimin e Buxhetit, të cilat sipas saj janë harxhime joproduktive. Ajo përmendi shkurtimet që bëhen nga buxheti për Kryeministrin, për kulturë, për infrastrukturë, por edhe për tërheqjen e investimeve të huaja.
Ndaj fjalimit të Smilevskës reagoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Gjorçev, i cili numëroi më shumë fabrika që janë hapur gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së.

