Kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi shpalli zgjedhjet lokale në Maqedoni të cilat do të mbahen më 15 tetor dhe paralajmëroi se Kuvendi i Maqedonisë do të punojë por që nuk do të mbajë seanca paralamentare duke filluar që nga 25 shtatori.
“Meqenëse fushata zgjedhore fillon njëzet ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, ju njoftojë se Kuvendi do të punojë por që nuk do të mbajë seanca plenare kjo është që me qëllim që deputetët t’i kushtohen plotësisht fushatës zgjedhore dhe kështu të mos ketë mundësi që seancat të shndërrohen në fushata zgjedhore”, tha Xhaferi.
Fushata zgjedhore do të fillojë njëzet ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen më 15 tetor të 2017-s
***************
Sipas rregullores së Kuvendit, kryeparlamentari Talat Xhaferi sot duhet të shpallë zgjedhjet lokale.
Siç informojnë nga kabineti i kryetarit, “Xhaferi të dielën më 6 gusht në ora 12 do të firmosë vendimin për zgjedhje të anëtarëve të këshillave të komunave dhe këshillit të Qytetit të Shkupit, si dhe për zgjedhjen e kryteravë t ëkomunave dhe kryetarit të Qytetit të Shkupit”, thuhet në komunikatën e Kuvendit.
Zgjedhjet lokale janë paraparë të mbahen më 15 tetor, ndërsa Xhaferi inforoi se afati i fundit për shpalljen e tyre është 6 gushti.

