Premtimet e BDI-së për përdorimin e gjuhës shqipe nuk do të realizohen tërësisht as me Ligjin e ri për përdorimin e gjuhëve, i cili ka kaluar mbrëmë në Qeveri. Bashkimi Demokratik për Integrim pati premtuar përdorimin e shqipes në të gjitha institucionet dhe madje edhe në uniformat e policisë dhe ushtrisë si dhe tek banknotat. Sipas nenit 8 të këtij ligji, edhe banknotat dhe monedhat e farkëtuara do të jenë në gjuhën shqipe. Edhe në polici, edhe në uniforma të policisë në qytetin e Shkupit dhe në komunat ku shqiptarët janë 20 përqind, uniformat e policisë do të jenë në…
Author: almakos
Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e saj të 20-të, ka miratuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve që del nga harmonizimi i programit kombëtar me rezolutat e BE-së. Në versionin e miratuar parashihet dygjuhësi në uniformat e policisë, zjarrfikësve dhe të punësuarve në sektorin e shëndetësisë vetëm në komunat me mbi 20 për qind banorë shqiptarë, si dhe në Qytetin e Shkupit. Por dygjuhësia nuk do të përdoret në uniformat e Armatës. Megjithatë në këtë ligj nuk përmendet gjuha shqipe, ajo vetëm kualifikohet si gjuhë të cilën e flasin mbi 20 përqind e qytetarëve. Kryeministri Zoran Zaev, tha se me këtë…
05 August Më një numër të shumë të vogël deputetësh nga pozita dhe opozita, Kuvendi sot vazhdoi debatin rreth Rishikimit të buxhetit për vitin 2017. Opozita kësaj radhe ngriti zërin për ndryshimet rreth ligjit për pagat minimale e cila sipas opozitës diskriminon punëtorët dhe pronarët e kompanive të ndryshme. Kjo u kundërshtua nga deputetët e pozitës të cilët përkujtuan se ish qeveria Gruevski vetëm për 7 klipe reklamuese shpenzoi 4 milionë euro. Si do të ndjeheshit ju nëse jeni pronar i ndonjë ndërmarrjeje që jepni rrogë 13 mijë denarë ndërsa konkurrenti juaj në veprimtarinë e njëjtë realizon ekstra fitim dhe…
05 August Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve sërish ka reaguar lidhur me vendimin e partive të koalicionit qeveritar që edhe institucionet të ndahen në baza partiake apo që drejtori i këtij institucioni të emërohet nga LR PDSH-ja. Instituti e quan paradoks absurd një letër të Shoqatës Avokatëve e cila duke u thirrur në autorizimin e Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë e ka njoftuar se më 5 gusht do të mbahet mbledhje urgjente konstituive e Këshillit Drejtues, i cili edhe pse organ joekzistent në Institut, shih për çudi qenka zgjedhur në përbërje të re. Lajthitje institucionale- qeveritare që…
05 August Partitë politike opozitare ende nuk kanë dalë me reagime lidhur me propozim-ligjin për gjuhët në pritje të marrjes së propozimit zyrtar ndërkohë që njohësit e çështjeve juridike thotë se ligji do të avancojë përdorimin e gjuhës shqipe, por se kjo nuk do të zyrtarizoi atë meqë për zyrtarizim të plotë nevojiten ndryshime kushtetuese. Naser Zyberi thotë se sfidë për qeverinë do të jetë zbatimin e dispozitave të ligjit ndërsa e vlerëson të panevojshëm dërgimin e pjesëve të tij për vlerësim në Komisionin e Venedikut. Alsat-M
05 August Kryeministri, Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri, Hazbi Lika nga Ohri kanë dhënë vlerësimet e tyre për propozim ligjin e gjuhëve i cili mbrëmë ka kaluar në mbledhjen e qeverisë ndërsa sot edhe në procedurë parlamentare. Zaev tha se me këtë ligj i cili do të jetë në përputhje me kushtetutën mbyllet çështja e përdorimit të gjuhëve të bashkësive entike apo i gjuhës që e flasin së paku 20 për qind e popullatës në Maqedoni. Zëvendëskryeministri Lika tha ndërkohë se propozimi i hartuar është një hap shumë i madh drejta arritjes së objektivit kryesore, integrimit evropian të vendit. Ai falënderuar…
05 August Katër shtëpi të djegura tërësisht në fshatin Mogilec dhe një pjesërisht, është epilogu i disa zjarreve që javë më parë u përhapën në vendin tonë dhe që vazhdojnë edhe më tej të jen aktiv.Rreziku më i madh vjen nga zjarri i përhapur në pikën turistike Matkë dhe zjarri në atarin e gjuetisë në Trebovlje, Makedonski Brod. Situatë më e qet me zjarret paraqitet në rajonin e Pollogut ku gjatë ditës së djeshme u shuan katër vatra zjarri, ndërkohë që zjarri që digjet mbi pikën turistike Matkë, tanimë ka depërtuar në malin e fshatit Gurgurnicë, ku, sipas informatave nga…
05 August Edhe përkundër hetimeve intensive për gjetjen dhe arrestimin e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit, akoma asnjë gjurmë nuk ka për ta. Nga Ministria e Punëve të Brendshme, janë shprehur se po punohet intensivisht për gjetjen dhe arrestimin e tyre.Policia po ashtu vazhdon të hetojë edhe rastin se si, personat e lartpërmendur, kanë marrë pushimin mjekësor si shkak i problemeve shëndetësore. Po punohet intensivisht për kapjen e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, për çdo ditë frekuenton vendet ku ka të dhënat se mund të jenë, ndërkohë është ngritur edhe flet arrest ndërkombëtarë.…
05 August Juristët konsiderojnë se vendimi i Gjykatës së Apelit për t’i pranuar materialet e përgjuara në rastin e “Shuplakave të porositura” të ish kryeministrit Nikola Gruevski ndaj kryetarit të Qendrës, Andrej Zhernovski si dëshmi relevante në një proces gjyqësor, është hap përpara për gjyqësorin pasi më herët Gjykata Themelore Shkupi 1 u turpërua duke mos i pranuar ato. Sipas avokatit Jovan Joanidis, kjo është tregues se gjykatësit po reterojnë nga disa vendime jo logjike dhe të dëmshme nga e kaluara, por edhe udhërrëfyes për atë se si mund të jetë fati i bombave tjera. Kjo është tregues se incizimet…
Qeveria në seancën e mbrëmshme ka miratuar propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve i cili tani ka hyrë për miratim në procedurë parlamentare. Propozimi i hartuar dhe miratuar nga partnerët e koalicionit qeveritar parasheh avancimin e përdorimit të gjuhëve të bashkësive etnike që përbëjnë mbi 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullatës në Maqedoni. Për dallim nga ligji i kaluar pranë përkufizimit 20 për qind në kllapa qëndron gjuha shqipe, por përdorimi i saj siç thuhet në nenin 1 pika 2, rregullohet në pajtueshmëri me ligjin. PROPOZIM LIGJI PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE Neni 1 (1) Në gjithë territorin…
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, i cili është anëtar i Komitetit drejtues për menaxhim me kriza, sot do ta vizitojë lokalitetin në fshatin Moranë, i cili është përfshirë nga zjarri. Nikollovski do të shoqërohet nga përfaqësues të Qendrës për menaxhim me kriza.
Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloviq, ka thënë se çështjen e Kosovës duhet shikuar realisht pa mite dhe legjenda patriotike. “Duhet të shohim se ku jemi, çfarë fqinjësie kemi, sa jemi të fortë, cilat janë dobësitë dhe kërcënimet tona dhe në bazë të një pasqyre reale të shohim zgjidhjet e mundshme”, tha Mihajloviq, raporton Beta. Ajo ka vlerësuar se dialogu për Kosovën do të duhej të tregojë nëse gjenerata e tashme e politikanëve është e aftë të gjejë zgjidhjen e këtij problemi, transmeton Telegrafi. “Ose do të fillojmë me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ose do të veprojmë sikurse ata para…

