05 August
Kryeministri, Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri, Hazbi Lika nga Ohri kanë dhënë vlerësimet e tyre për propozim ligjin e gjuhëve i cili mbrëmë ka kaluar në mbledhjen e qeverisë ndërsa sot edhe në procedurë parlamentare. Zaev tha se me këtë ligj i cili do të jetë në përputhje me kushtetutën mbyllet çështja e përdorimit të gjuhëve të bashkësive entike apo i gjuhës që e flasin së paku 20 për qind e popullatës në Maqedoni. Zëvendëskryeministri Lika tha ndërkohë se propozimi i hartuar është një hap shumë i madh drejta arritjes së objektivit kryesore, integrimit evropian të vendit. Ai falënderuar Zoran Zaevin për guximin dhe vullnetin e treguar për hartimin e ligjit.

