05 August
Juristët konsiderojnë se vendimi i Gjykatës së Apelit për t’i pranuar materialet e përgjuara në rastin e “Shuplakave të porositura” të ish kryeministrit Nikola Gruevski ndaj kryetarit të Qendrës, Andrej Zhernovski si dëshmi relevante në një proces gjyqësor, është hap përpara për gjyqësorin pasi më herët Gjykata Themelore Shkupi 1 u turpërua duke mos i pranuar ato. Sipas avokatit Jovan Joanidis, kjo është tregues se gjykatësit po reterojnë nga disa vendime jo logjike dhe të dëmshme nga e kaluara, por edhe udhërrëfyes për atë se si mund të jetë fati i bombave tjera.
Kjo është tregues se incizimet do të futen si dëshmi për të gjitha lëndët që formohen nga aktakuzat e Speciales. A është krimi i vogël apo i madh, a ka pasur apo nuk ka pasur krim, do të vendosë gjykata në procedurë kundërthënëse, pas çka mes tjerash do t’i vlerësojë incizimet dhe bisedat së bashku me dëshmi tjera – tha Jovan Joanidis – avokat.
Sipas Johanidis, materialet e përgjuara padyshim janë pranuar si dëshmi që në momentin kur është formuar prokuroria e cila do t’i hetojë, por se pengesa kryesore ishte pikërisht gjyqësori. Ai më tej shprehet se ky vendim i apelit mundet dhe duhet të jetë kthesë në punën e deritanishme kontroverse të një pjese të gjykatësve.
Mendoj se gjykatësit patjetër duhet ta gjejnë veten. Ata kanë shoqatën e tyre dhe përmes shoqatës duhet të ndikojnë në pushtetin ekzekutiv sepse janë bartësit e këtij pushteti, si pushteti i tretë në vend. Ata patjetër të gjykojnë sipas ligjit dhe dëshmive – u shpreh Jovan Johanidis – avokat.
Gjykata e Apelit i pranoi këto “bomba” si dëshmi pasi Specialja dorëzoi ankesë pas vendimit të gjykatëses Tatjana Mihajlova e cila vendosi t’i ndajë këto biseda.
Alsat-M

