05 August
Më një numër të shumë të vogël deputetësh nga pozita dhe opozita, Kuvendi sot vazhdoi debatin rreth Rishikimit të buxhetit për vitin 2017. Opozita kësaj radhe ngriti zërin për ndryshimet rreth ligjit për pagat minimale e cila sipas opozitës diskriminon punëtorët dhe pronarët e kompanive të ndryshme. Kjo u kundërshtua nga deputetët e pozitës të cilët përkujtuan se ish qeveria Gruevski vetëm për 7 klipe reklamuese shpenzoi 4 milionë euro.
Si do të ndjeheshit ju nëse jeni pronar i ndonjë ndërmarrjeje që jepni rrogë 13 mijë denarë ndërsa konkurrenti juaj në veprimtarinë e njëjtë realizon ekstra fitim dhe jep rrogë më pak se 12 mijë denarë ndërsa shteti i ndihmon që ta paguaj atë rrogë prej 12 mijë denarë. Paramendoni çfarë diskriminimi,i suksesshmi nuk fiton asgjë ndërsa i pasuksesshmi mer subvencione nga shteti – tha Dragan Cuklev, VMRO-DPMNE.
Ata njerëz kanë të drejtë të jenë optimistë, 130 mijë persona në Maqedoni do të marrin rrogë minimale. Të dashur qytetarë, optimizmin, VMRO-DPMNE gjatë periudhës së kaluar e blinte përmes reklamave të shtrenjta. Në vitin 2009, qeveria Gruevski dhe shoqata kriminele e VMRO-DPMNE-së vetëm për 7 klipe reklamuese shpenzoi 4 milionë euro me titullin “Ngritje të ndërgjegjes dhe shpirtit të popullit – tha Goarn Misovski, LSDM.
Edhe gjatë debatit të sotëm kishte përplasje mes VMRO-së dhe LSDM-së për problemet në shëndetësi dhe në fushën e bujqësisë.
Përse nuk ka shëndetësi falas ashtu siç i gënjyet qytetarët e Maqedonisë, përse nuk ka subvencione më të lartë për prodhuesit e duhanit në Prilep dhe gjithë territorin e Maqedonisë – u shpreh Dragan Danev, VMRO-DPMNE.
Prodhuesit e duhanit në Prilep i korën subvencionet në vklerë prej mbi 2 miliardë denarë dhe për dallim nga ju që këto subvencione i jepnit vetëm para zgjedhjeve, kjo qeveri i ka dhënë me kohë, atëherë kur ju duhen që të mund të përfitojnë nga ajo që kanë mbjell – theksoi Keti Smilevska, LSDM.
Debati për rishikimin e buxhetit është paralajmëruar të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme.
Melihate Rustemi

