Qeveria gjatë seancës së 20 të cilën është duke e mbajtur sot, ka miratuar propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe i njejti do të dërgohet në Kuvend për procedurë të mëtejme.
Megjithatë Ligji sipas gjitha gjasave do të shkojë edhe në Komisionin e Venedikut edhe pse partnerët e koalicionit qeveritar janë ta ndarë nëse Ligji si tërësi do të shkojë në Komision, apo vetëm pjesë të saj.
Seanca ende vazhdon dhe nuk ka detaje konkrete rreth Ligjit në fjalë. Veç kësaj në këtë seancë pritet të miratohen edhe disa ndryshime kadrovike.

