VMRO-DPMNE nuk heq dorë nga prokurori publik Marko Zvërlevski, edhe pse shumica parlamentare e kryesuar nga LSDM mban qëndrimin se nuk do të dorëzohen nga shkarkimi i kryeprokurorit Zvërlevski. I pyetur nëse do të tërhiqen nga diskutimet në lidhje me shkarkimin dhe emërimin e kryeprokurorit për të shkuar në pushim, deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski tha se ato janë në Kuvend dhe do të qëndrojnë aq sa do të jetë nevoja.
“Për shumicën parlamentare nuk është prioritet deponia në Strugë, por është prioritet njeriu që ka kapur krim të kryeministrit, nuk është prioritet rritja e pesë për qind e rrogës në arsim, ushtri, polici, shërbime publike, por është prioritet shkarkimi i prokurorit që ka kapur krim. Nuk është prioritet rritja e rrogave të mjekëve në 100 mijë denarë për specialistët dhe 56 mijë denarë për mjekë të përgjithshëm, por është prioritet shkarkimi i prokurorit publik që ka kapur krim”, ka thënë Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.
Edhe nga Aleanca për shqiptarët mban qëndrim se kryeprokurori Marko Zvërlevski duhet të shkarkohet një ditë e më parë. Deputeti Surija Rashidi deklaroi se janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për këtë.
‘Gjithsesi ne qëndrimin tonë për shkarkimin e Marko Zvërlevskit e kemi thënë. Duhet një ditë e më parë të shkarkohet, si një nga mundësitë kryesore për rrugën drejtë një gjyqësie të pavarur dhe reformuar. Dmth, jemi në gjendje të japim gjithçka që ajo të ndodh një ditë e më parë’, ka deklaruar Surija Rashidi, Aleanca për shqiptarët..
Dje nga LSDM thanë se do të kërkojnë që Kuvendi të mos pushojë deri sa të përfundojë seanca për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski.
Ndërsa nga Lëvizja BESA thanë se Kuvendi bashkë me shkarkimin e Zvërlevskit duhet të sjellë edhe ligjin për gjuhën shqipe.
Mefail Ismaili
Fati i Zvërlevskit ende i paqartë by tvshenjaofficial
Data 15.06.2026
Aktuale
- Osmani: Miratimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat do të shënojë një nga ditët më të errëta për marrëdhëniet ndëretnike dhe për frymën e MO-së
- Logos-A sjell librin “Modernizimi i Shqipërisë dhe ‘Nacionalizmi i Ri Shqiptar’ (1920-1939)” të autores Merjem Gashi
- Brenda 24 orëve arrestohen 17 shoferë veturash
- Qeveria dënon ashpër aktin vandal të djegies së automjeteve me status diplomatik në afërsi të Ambasadës së Bullgarisë
- “Mjeku rrejshëm” nga Maqedonia pas mashtrimeve, arrestohet në Serbi
- Sot protesta e 16-të, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit: Rama jep dorëheqjen
- Gjuajtje me molotov përpara Ambasadës së Bullgarisë në Shkup
- Mundësi të reja për studentët dhe administratën

