Sot Maqedonia është në fazën e portokalli, me temperatura që kanë arritur deri në 41 gradë celsius, e qytetarët freskinë më së shumti e kanë gjetur nëpër shatërvane, përfshirë këtu edhe atë që ndodhet në sheshin ‘Maqedonia’. Sinoptikët thonë se deri të enjten e ardhshme do të kemi mot të ngjashëm të nxehtë dhe me erë të ngrohtë .
”Ditëve të vikendit presim të kemi temperatura edhe më të larta, priten që temperaturat nga mëngjesi të jenë 35 dhe në mesditë të arrijnë në 42 gradë”, deklaroi Konstandinka Arsovska, meteоreologе.
Qytetarët thonë se moti i nxehtë po ju sjell vështirësi në shëndet. Megjithatë ata po mundohen të menjanojnë ekspozimin në diell gjatë temperaturave të larta.
‘Po është nxehtë shumë vetëm sot kemi dalë se asnjë ditë tjetër ditën. Veç me pas nevojë najsen se përndryshe jo”, tha një qytetare.
‘Sigurisht që i nxehti po na shqetëson në shëndet gjatë frymëmarrjes e ditën po mundohemi ta kalojmë në mënyra të freskëta”, deklaroi një qytetar.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë rekomandon që të lirohen prej pune gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60-vjeçare, ndërsa të gjithë personat e tjerë gjatë paraqitjes së çfarëdo problemi shëndetësor, menjëherë të paraqiten tek mjeku i tyre amë .Po ashtu punëdhënësve u rekomandohet që ta organizojnë orarin e punës në drejtim të shmangies së aktiviteteve në qiell të hapur në periudhë prej orës 11:00-17:00, si dhe sigurimin e pushimit nën hije dhe lëngjeve të mjaftueshme çdo dy orë. Ndërkohë rekomandohet që institucionet që kujdesen për fëmijët (kopshtet e fëmijëve) të mos i nxjerrin fëmijët në qiell të hapur dhe të mos praktikojnë aktivitet fizik në periudhën e njëjtë.
Hava Tahiri
Moti rrezikon të sëmurët, të moshuarit dhe… by tvshenjaofficial
Data 15.06.2026
Aktuale
- Osmani: Miratimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat do të shënojë një nga ditët më të errëta për marrëdhëniet ndëretnike dhe për frymën e MO-së
- Logos-A sjell librin “Modernizimi i Shqipërisë dhe ‘Nacionalizmi i Ri Shqiptar’ (1920-1939)” të autores Merjem Gashi
- Brenda 24 orëve arrestohen 17 shoferë veturash
- Qeveria dënon ashpër aktin vandal të djegies së automjeteve me status diplomatik në afërsi të Ambasadës së Bullgarisë
- “Mjeku rrejshëm” nga Maqedonia pas mashtrimeve, arrestohet në Serbi
- Sot protesta e 16-të, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit: Rama jep dorëheqjen
- Gjuajtje me molotov përpara Ambasadës së Bullgarisë në Shkup
- Mundësi të reja për studentët dhe administratën

