KSHZ është e gatshme për zgjedhjet lokale të dakorduara fillimisht për 15 tetor, thotë nënkryetari i KSHZ-së Rexhep Prekopuca. Ai për Televizionin SHENJA tha se puna e tyre më e madhe ka mbaruar në zgjedhjet parlamentare dhe tani për ato lokale i kanë të gatshme të gjitha, përfshi edhe listën e pastruar zgjedhore.
“KSHZ është e gatshme në çdo kohë për realizimin e çfarëdo lloj zgjedhjeve në Republikën e Maqedonisë. Sa i përket listës zgjedhore, mendoj se KSHZ e ka kryer punën e sajë gjatë pastrimeve në terren dhe pastrimeve dhe pastrimeve administrative”, deklaroi Rexhep Prekopuca, nënkryetar i KSHZ-së.
Anëtari i KSHZ-së, Subhi Jakupi tha se të gjithë ata 29 mijë persona që në zgjedhjet e fundit u përjashtuan nga lista e rregullt, do të futen përsëri në listë dhe do të filtrohen nëse i plotësojnë kushtet e parapara me Kodin Zgjedhor për të qenë votues.
“Lista e fundit zgjedhore ku 29 mijë persona nuk ishin të vendosur në asnjë listë zgjedhore, as në listën e rregullt as në atë të veçantë. Ajo ishte normë vetëm për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe tani ajo është shfuqizuar. Tani i kemi futur në listë edhe ata që nuk kanë qenë në listë në zgjedhjet e fundit, por sigurisht vetëm ata që i plotësojnë kushtet sipas Kodit Zgjedhor. Nuk mund tu vërtetoj se sa prej tyre i plotësojnë kushtet e sa jo” , ka thënë Subhi Jakupi, anëtar i KSHZ-së.
Ndërkohë Rexhep Prekopuca, i pyetur për shkarkim eventual të Bedredin Ibraimit, anëtarit të PDSH së që tashmë i ka plotësuar kushtet për pensionim, tha se përgjegjës për shkarkimin e tij dhe emërimin e një anëtari tjetër që do propozohej nga Lëvizja Besa, është Kuvendi.
“Secili anëtar i KSHZ-së zgjidhet nga Parlamenti, dhe secili prej anëtarëve të tanishëm e cila është zgjedhur nga Parlamenti ka mandat 5 vjeçar. Mendoj se pa skaduar mandati nuk mund që të ketë zëvendësim. Por kjo nuk është çështje që varet nga ne por varet nga faktorë tjetër, kryesisht nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë”, ka shtuar më tej Rexhep Prekopuca, nënkryetar i KSHZ-së.
KSHZ sot miratoi doracakët për edukim të këshillave komunale zgjedhore dhe po përgatit edhe aspektet e tjera teknike te zgjedhjeve. KSHZ është e gatshme për zgjedhjet, por ende është e pasigurtë nëse edhe deputetët janë të gatshëm për të shpallur zgjedhjet deri më 6 gusht.
Ferikan Arifi Iljazi
KSHZ: Jemi të gatshëm për organizimin e… by tvshenjaofficial
Data 15.06.2026
Aktuale
- Osmani: Miratimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat do të shënojë një nga ditët më të errëta për marrëdhëniet ndëretnike dhe për frymën e MO-së
- Logos-A sjell librin “Modernizimi i Shqipërisë dhe ‘Nacionalizmi i Ri Shqiptar’ (1920-1939)” të autores Merjem Gashi
- Brenda 24 orëve arrestohen 17 shoferë veturash
- Qeveria dënon ashpër aktin vandal të djegies së automjeteve me status diplomatik në afërsi të Ambasadës së Bullgarisë
- “Mjeku rrejshëm” nga Maqedonia pas mashtrimeve, arrestohet në Serbi
- Sot protesta e 16-të, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit: Rama jep dorëheqjen
- Gjuajtje me molotov përpara Ambasadës së Bullgarisë në Shkup
- Mundësi të reja për studentët dhe administratën

