Vazhdimi i debatit për buxhetin në Kuvend, ka ballafaquar deputetët e pushtetit dhe opozitës. Nga Lëvizja BESA thanë se me këtë rishikim buxhet janë shkurtuar shumë projekte kapitale në vendbanimet shqiptare. Deputeti Fadil Zendeli tha se Qeveria duhet të rrisë investimet në institucione dhe me atë, në mënyrë më profesionale t’u shërbejnë qytetarëve.
“Duhet të mbajmë kujdes më të madh për këto institucione, jo ti zvogëlojmë mjetet buxhetore por ti rrisim. Por jo ti rrisim për keqpërdorime të cilat mund të bëhen nga menaxhues të caktuar por të rriten në drejtim të ngritjes së kushteve teknike dhe jetësore me të cilat janë pjesë e ekzekutimit të sanksioneve”, deklaroi Fadil Zendeli, Lëvizja BESA.
Por, deputeti Ejup Alimi nga BDI tha se ky rishikim i buxhetit është i domosdoshëm. Ai deklaroi se partnerët e koalicionit Qeveritar janë zotuar para qytetarëve se do të ndërtojnë një shoqëri të barabartë në të gjithë vendin.
“Mendoj se ky rishikim i buxhetit ka qenë më se i nevojshëm që të bëhet, unë pajtohem plotësisht që nuk është një rishikim i buxhetit i mjaftueshëm por i domosdoshëm, sepse koha e shkurtër për menaxhimin sa më të mirë të mjeteve publike ka qenë prioritet i parë në këtë rishikim, për këtë vit nga Qeveria e Re”, ka deklaruar Ejup Alimi, BDI.
Propozim rishikimi i Buxhetit, i propozuar nga qeveria është kthyer në diskutim në seancë plenare, kur deputetët pas debatit pesë ditor do duhet të votojnë. Sipas të gjitha gjasave, deputetët do të punojnë edhe gjatë ditës së shtunë dhe të diele, me qëllim që rishikimi i buxhetit të votohet para se të shpallen zgjedhjet lokale.
Mefail Ismaili
Rishikimi i buxhetit përplas pushtetin dhe… by tvshenjaofficial
Data 15.06.2026
Aktuale
- Osmani: Miratimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat do të shënojë një nga ditët më të errëta për marrëdhëniet ndëretnike dhe për frymën e MO-së
- Logos-A sjell librin “Modernizimi i Shqipërisë dhe ‘Nacionalizmi i Ri Shqiptar’ (1920-1939)” të autores Merjem Gashi
- Brenda 24 orëve arrestohen 17 shoferë veturash
- Qeveria dënon ashpër aktin vandal të djegies së automjeteve me status diplomatik në afërsi të Ambasadës së Bullgarisë
- “Mjeku rrejshëm” nga Maqedonia pas mashtrimeve, arrestohet në Serbi
- Sot protesta e 16-të, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit: Rama jep dorëheqjen
- Gjuajtje me molotov përpara Ambasadës së Bullgarisë në Shkup
- Mundësi të reja për studentët dhe administratën

