Ministria e bujqësisë do të shpall konkurs për realizimin e masës për mbështetjen e bujqve të ri me të cilën masë parashikohet ndarja e 10 mijë euro mjete pa kthim. Megjithatë sipas ministrit të bujqësisë Lupço Nikolovski që të merren këto mjete duhet të plotësohen disa kritere përkatëse.
Deri më tani ishim dëshmitarë se kishte disa keqpërdorime gjatë shpalljes së këtyre konkurseve pasi kushti i vetëm ishte “Kush vjen i pari – shërbehet i pari”. Për këtë, paratë nuk përfundonin atje ku duhej. Për këtë, tani me rregullore i rregullojmë të gjitha këto mjete që mos të ndahen me këtë ose atë bazë, por sipas kritereve. Bujqit e ri duhet t’i plotësojnë këto kushte: të jenë deri në moshën 35 vjeçe, mjetet të shpenzohen për furnizim të pajisjes, që të hapen kapacitete përpunuese e kështu me radhë – deklaroi Nikolovski, ministër i bujqësisë.
Sipas Nikolovskit do të shpallet konkurs për subvencionimin e marrjes së të mbjellave disavjeçare, ndërsa afati i paraqitjes është deri më 1 shtator.
Duke pasur parasysh që afati prej 29 shkurtit fare nuk është publikuar këtë vit, u dalim në ndihmë bujqve që i kanë marrë të mbjellat vjeshtore në vitin 2016 dhe atyre që i kanë marrë të mbjellat pranverore në vitin 2017. Të gjithë ata që i kanë marrë të mbjellat, do të mund të dorëzojnë kërkesa për pagesë deri më 1 shtator – u shpreh Lupço Nikolovski, ministër i bujqësisë.
Vetëm për këto dy masa janë ndarë gjithsej 6 milion euro, ndërsa ministri Nikolovski tha se do të realizohen deri në fund të këtij viti. Me mjetet e mbetura nga pakoja e masave prej 10 milion euro, qeveria ka vendosur t’u ndihmojë prodhuesve të grurit të cilët këtë vit kishin rendiment të dobët për shkak të kushteve jo të mira të motit. Ata do të marrin 6 mijë denarë plotësuese për hektar, ndërsa për elbin do të jepet 1 denarë plotësues për kilogram të dorëzuar. 25 mijë vreshtar dhe 15 mijë pemëtar do të marrin subvencione të rritura prej 10% për hektar, që të plotësohet pjesa e dëmeve të shkaktuara nga ngrirja e të mbjellave. Nga 10% plotësuese për hektar nga lartësia e subvencioneve aktuale do të marrin edhe kopshtarët edhe blegtorët.

