Prej nesër Maqedonia hyn në fazën e portokalltë të temperaturave, andaj Ministria për punë dhe politikë sociale ka dalë me rekomandime ku këshillon qytetarët për masat që duhet të ndërmarrin gjatë kësaj periudhe për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta. Ministria këshillon që të qëndrohet në ambiente të mbyllura, t’i shmangen diellit dhe aktiviteteve fizike, ndërsa gratë shtatzëna dhe të moshuarit mbi 60 vjet të lirohen nga puna.
“Pas mbledhjes së mbajtur të Komisionit për valën e të nxehtit, rekomandohet tre ditët e ardhshme(nga e premtja deri të dielën) nga obligimet e punës të lirohen gratë shtatzëna dhe personat e moshës mbi 60 vjet, ndërsa të gjithë personat e tjerë gjatë paraqitjes së çfarë do problemi shëndetësor menjëherë të paraqiten te mjeku amë”, kanë thënë nga Ministria për Punë dhe politikë sociale.
Punëdhënësve ju rekomandohet të riorganizojnë orarin e punës në drejtim të evitimit të aktiviteteve në ambient të hapur në periudhën nga ora 11 deri në 17, si dhe të sigurojnë pushim nën hije dhe lëngje të mjaftueshme në çdo dy orë.
“Gjithashtu rekomandohet të mos mbahen aktivitete sportive në hapësirë në periudhën prej orës 11 deri në 17, ndërsa veçanërisht rekomandohet objekteve për kujdesin e fëmijëve (kopshte fëmijësh) të mos i nxjerrin fëmijët në hapësira të hapura dhe të mos praktikojnë aktivitet fizik në periudhën e njëjtë”, thuhet më tej në njoftim.
Shkelja e rekomandimeve nga ana e punëdhënësve mund të paraqiten edhe tek inspektorati kujdestar i cili i koordinon ekipet në vend në 075 402 856.
Teuta Buçi
Disa pjesë të Maqedonisë në fazën e portokallit… by tvshenjaofficial
Data 15.06.2026
Aktuale
- Osmani: Miratimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat do të shënojë një nga ditët më të errëta për marrëdhëniet ndëretnike dhe për frymën e MO-së
- Logos-A sjell librin “Modernizimi i Shqipërisë dhe ‘Nacionalizmi i Ri Shqiptar’ (1920-1939)” të autores Merjem Gashi
- Brenda 24 orëve arrestohen 17 shoferë veturash
- Qeveria dënon ashpër aktin vandal të djegies së automjeteve me status diplomatik në afërsi të Ambasadës së Bullgarisë
- “Mjeku rrejshëm” nga Maqedonia pas mashtrimeve, arrestohet në Serbi
- Sot protesta e 16-të, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit: Rama jep dorëheqjen
- Gjuajtje me molotov përpara Ambasadës së Bullgarisë në Shkup
- Mundësi të reja për studentët dhe administratën

