Temperaturat e larta kanë shkaktuar zjarre në disa vende të Maqedonisë. Tashmë dy javë me radhë, kohë pas kohe po digjet mali në afërsi të fshatit Trebovlje të Makedonski Brodit.
Autoritetet sigurojnë se zjarri është zbutur dhe se është parandaluar përhapja deri tek vendbanimet, por për shkak të erërave, zjarri sërish fillon të përhapet.
Zjarr ka edhe në shpatet e Jakupicës së epërme në Veles. Në Shkup për momentin nuk ka njoftime se ka zjarre aktive, por ka pasur zjarr në fshatin Orman të Gjorçe Petrovit.
Nga Qendra për Menaxhim me kriza dje njoftuan se ata janë vazhdimisht në terren dhe po monitorojnë situatën. Janë angazhuar dy helikopterë për të shuar zjarre por pritet bashkëngjitja edhe e dy helikopterëve shtesë të armatës. Janë mobilizuar edhe njësitet zjarrfikëse të Makedonski Brodit, Shkupit, Kumanovës dhe të NP Pyjet e Maqedonisë.
Teksa Maqedonia lufton me zjarret në temperatura që arrinin deri 36 gradë, sinoptikët paralajmëruan se në pjesën më të madhe të Maqedonisë temperaturat do të tejkalojnë 35 gradëshin, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit do të tejkalojnë edhe 40 gradë.
Nesër paralajmërohet ditë më e nxehtë me temperatura deri në 42 gradë në rajonet më të ngrohta. Rajoni i Vardarit verior dhe i Ohrit-Prespës do të kalojë në fazën portokalli.
Ferikan Iljazi Arifi
Maqedonia vazhdon të luftojë me zjarret by tvshenjaofficial
Data 15.06.2026
Aktuale
- Mickoski flet për rikonstruimin e Qeverisë
- “Gjenerali”, u arrestua në Belgjikë, ja si ka ndryshuar Gerd Gjinarari, i dënuari për vrasjen e Naim Zyberit! Pritet ekstradimi (FOTO)
- Kryeministri paralajmëron uljen e çmimi të naftës
- Osmani: Miratimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat do të shënojë një nga ditët më të errëta për marrëdhëniet ndëretnike dhe për frymën e MO-së
- Logos-A sjell librin “Modernizimi i Shqipërisë dhe ‘Nacionalizmi i Ri Shqiptar’ (1920-1939)” të autores Merjem Gashi
- Brenda 24 orëve arrestohen 17 shoferë veturash
- Qeveria dënon ashpër aktin vandal të djegies së automjeteve me status diplomatik në afërsi të Ambasadës së Bullgarisë
- “Mjeku rrejshëm” nga Maqedonia pas mashtrimeve, arrestohet në Serbi

