02 August
Sipas presidentit Gjorge Ivanov siguria dhe mbrotja e shtetit nuk janë luks si dhe buxheti në këtë fushë nuk është shpenzim por është inestim.
“Zbulimi është linja e parë e mbrojtjes, ndërsa shtylla e mbrojtjes është Armata e Republikës së Maqedonisë. Armata jo vetëm që e përmbushë obligimin kushtetues për t’i mbrojtur integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës së Maqedonisë, por shpesh herë i kryen edhe detyrat e institucioneve të tjera. Mjedisi operativ po ndryshon. Gjithnjë e më tepër do të përballemi me fatkeqësi dhe kërcënime jokonvencionale. Prndaj Armata duhet të jetë e gatshme, ndërsa për atë i nevojitet buxhet më i madh”, theksoi shefi i shtetit.
Presidenti deklaroi se i mbështetë reformat sistemore të subjekteve të sistemit për siguri nacionale, dhe theksoi ato të jenë në pajtim me kompetencat kushtetuese të Këshillit për siguri të Republikës së Maqedonisë.
Ivanov tha se prioritet kryesor i çdo Qeverie duhet të jetë politika ekonomike e suksesshme, me qëllim që të kontribuojë drejt prosperitetit ekonomik për qytetarët e Maqedonisë. Këto deklarata presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivnaov I bëri gjatë fjalimit të tij me rastin e Ilindenit.

