Lëvizja BESA ka reaguar ashpër për moskalimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Qeveri, i cili pritej që të kalojë në seancën e mbrëmshme të Qeverisë. Deputeti Zeqirija Ibrahimi deklaroi se sipas Lëvizjes BESA kjo do të thotë se partitë shqiptare në Qeveri me Zaevin kanë hyrë pa marrëveshje.
“A i bie kjo se ata kanë hyrë në qeveri pa asnjë marrëveshje, pra as për gjuhën shqipe? Që e konfirmon qëndrimin tonë se ata janë në qeveri pa asnjë marrëveshje. Sipas nesh, vonesa me gjuhën shqipe është për shkaqe taktike – shqiptarët e BDI-së dhe Aleancës të kenë alibi se e kanë bërë betejën dhe LSDM të ketë arsye se nuk ua ka dhënë gjuhën shqipe shqiptarëve. Që për votuesit e BDI-së dhe Aleancës shtron dilemën se pse ata janë aty, a vetëm për shkak të privilegjeve dhe posteve, ndërsa për votuesin shqiptar të LSDM-së e shtron pyetjen se çka kërkojnë shqiptarë ta mbështesin akoma atë parti që është kundër gjuhës shqipe”, ka deklaruar Zeqirija Ibrahimi, deputetë i Lëvizjes BESA.
Deputeti Ibrahimi tha se sipas Lëvizjes Besa ligji për gjuhën shqipe nuk ka nevojë që të shkojë në Komisionin e Venedikut. Ai nënvizon se atje mund të dërgohet pasi që të miratohet në Kuvend.
“Më e rëndësishme është të miratohet në Kuvend me konsensus sesa çfarë do të thotë Komisioni i Venedikut. Ne mendojmë se puna e Komisionit është alibi për ta vonuar këtë pikë. Tjetër: a e shohin shqiptarët që insistonin të hyjmë në qeveri pa asnjë kusht, siç duket se kanë hyrë këto partitë e tjera shqiptare, se sa kanë nevojë shqiptarët për opozitë? Nga Lëvizja BESA pyesin se Cili është kuptimi i kësaj qeverie nëse jo përmbushja e apetiteve e pasioneve për pushtet?”, shtoi më tej ai.
Qeveria mbrëmë ka debatuar deri në orët e vona të natës Ligjin e Gjuhëve, por nuk arriti gjuhë të përbashkët për implementimin e tërësisht të ligjit në formën e paraparë. Ministrat e Qeverisë janë marrë vesh që edhe më tej të vazhdojë koordinimi për implementimin e ligjit.
Data 15.06.2026
Aktuale
- Aliu për tabelën vetëm në maqedonisht: Nëse nuk është ndryshuar, do të korrigjohet
- Protesta e 16-të për dorëheqjen e Ramës, qytetari: Marjana Koçeku u largua nga PS, i dhamë provat!
- DAP: 1.161 raportime për evazion fiskal në Maqedoninë e Veriut
- MPJTJ e dënoi djegien e automjeteve në pronësi të Ambasadës së Bullgarisë
- Kuvendi e miratoi Kodin etik për deputetët
- “Na trajtojnë si kafshë!”- Qytetari shpërthen në protestën e 16-të: Ilaçet i blejmë kontrabandë, dializën e bëjmë në bodrum
- Mickoski flet për rikonstruimin e Qeverisë
- “Gjenerali”, u arrestua në Belgjikë, ja si ka ndryshuar Gerd Gjinarari, i dënuari për vrasjen e Naim Zyberit! Pritet ekstradimi (FOTO)

