Rishikimi i buxhetit i propozuar nga Qeveria hyri në diskutim në seancë plenare. Deputetët e pushtetit dhe opozitës maqedonase përplasën sërish argumentet dhe kundërargumentet e tyre. Sipas ministrit të Financave Dragan Tevdovski ky rishikim është reformues dhe bazohet në projektimin e rritjes së Bruto prodhimit vendor prej 2.2 për qind.
“Rishikimi bazohet në projektim tejet konservativ të rritjes së BPV real prej 2,2 për qind në vitin 2017 përkundër të gjitha parashikimeve të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, Bankës popollore prej 2,5, Bankës Botërore prej 2,8 ose Komisionit evropian prej 2,9 për qind. Me këtë e dëshmojmë qëllimin tonë që ta ndërpresim projektimin makroekonomik tejet optimist si bazë për planifimikim tejet të lartë të të hyrave dhe të dalave”, ka deklaruar Dragan Tevdovski, ministër i Financave.
Ministri Tevdovski tha se qëllimi i tyre është që buxheti të jetë real dhe i realizueshëm. Por nga VMRO-DPMNE-ja opozitare e kundërshtuan ministrin Tevdovski dhe thanë se qëllimi i rishikimit të buxhetit është ndërprerja e projekteve reale dhe dedikimi i mjeteve për punësimet partiake. Ata shpalosën transparente ku shkruhet “Po shkurtohet prej Maqedonisë”. Madje deputetja Liljana Kuzmanovska potencoi se në llogari të shkurtimeve ka rritje të pagave.
“Shkurtohet nga qytetarët e Maqedonisë. Në llogari të kësaj kemi rritje të rrogave të nderuar qytetarët, të rrugave për stregimin e anëtarëve partiak, dhe atë të agjencisë për kundërzbulim, komisionit për mbrojtjen e konkurrencës, komisionit për mbrojtjen e konkurrencës dhe institucioneve tjera”, u shpreh Liljana Kuzmanovska, VMRO-DPMNE.
Nga opozita maqedonase po ashtu kritikuan deputetët e shumicës parlamentare që nuk pranuan asnjë nga 800 amendamentet e propozuara. Debati për rishikimin e buxhetit u ndërpre dhe do të vazhdojë të enjten.
Mefail Ismaili
Data 15.06.2026
Aktuale
- Aliu për tabelën vetëm në maqedonisht: Nëse nuk është ndryshuar, do të korrigjohet
- Protesta e 16-të për dorëheqjen e Ramës, qytetari: Marjana Koçeku u largua nga PS, i dhamë provat!
- DAP: 1.161 raportime për evazion fiskal në Maqedoninë e Veriut
- MPJTJ e dënoi djegien e automjeteve në pronësi të Ambasadës së Bullgarisë
- Kuvendi e miratoi Kodin etik për deputetët
- “Na trajtojnë si kafshë!”- Qytetari shpërthen në protestën e 16-të: Ilaçet i blejmë kontrabandë, dializën e bëjmë në bodrum
- Mickoski flet për rikonstruimin e Qeverisë
- “Gjenerali”, u arrestua në Belgjikë, ja si ka ndryshuar Gerd Gjinarari, i dënuari për vrasjen e Naim Zyberit! Pritet ekstradimi (FOTO)

