Ndryshimet e mëdha në Komitetin ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, sipas LSDM-së nuk mund të demokratizojnë këtë parti. Kështu ka deklaruar nënkryetari i LSDM-së, Bllagoja Boçvarski, i pyetur nga mediat se si e komenton daljen nga organi kryesor i partisë, i disa funksionarëve kyç të partisë. Boçvarski tha se VMRO-DPMNE-së i duhen reforma rrënjësore, pasi sipas tij, Nikkolla Gruevski i cili për dhjetë vite mbajti të robëruar shtetin dhe institucionet nuk mund të demokratizojë partinë e tij.
“Njeriu i cili për qeverisjen 10-vjeçare si kryeministër i Maqedonisë, e bëri Maqedoninë shtet të robëruar dhe njeriu i cili në pjesën më të madhe e bashkon partinë me shtetin, për çka ishim edhe të kritikuar nga të gjitha institucionet relevante evropiane, nuk mund ta demokratizojë partinë e tij.ë politike. Secili grim i këtillë që bëhet brenda natës, nuk do të çojë në demokratizim të VMRO-DPMNE-së. Atje duhen reforma të mëdha. Por qytetarët e dinë këtë. Dhe në zgjedhjet e ardhshme lokale në tetor LSDM-ja do ta marrë fitoren e madhe”, ka deklaruar Bllagoja Boçvarski, LSDM.
Data 16.06.2026
Aktuale
- VIDEO/ Mijëra protestues rikthehen poshtë zyrës së kryeministrit: Rama jepe dorëheqjen! Arresto Ballukun
- U largua nga Partia Socialiste dhe u deklarua deputete e pavarur, Marjana Koçeku: Zot më jep forcë
- MPB: Arrestohet autori që sot u vuri flakën dy automjeteve para ambasadës bullgare
- “Ku ka si ty o Shqipëria ime”- Protestuesit këndojnë këngë patriotike para Parlamentit gjatë marshimit masiv
- Aliu: Për herë të parë po planifikohet shëndetësia për 10 vitet e ardhshme
- Aliu: Kundërshtimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë është vetëvrasje politike për BDI-në
- “Isha në polici për të dhënë deklaratë”- Protestuesja: Marshimi në Rinas ishte spontan, nuk ka qenë i koordinuar! Bravo atyre që treguan maturi me efektivët e policisë
- Aliu për tabelën vetëm në maqedonisht: Nëse nuk është ndryshuar, do të korrigjohet

