Marrëveshja për fqinjësi të mirë i ofron Maqedonisë një perspektivë Evropiane dhe i hap rrugën drejt NATO-s, ka thënë kryeministri Bullgar Bojko Borisov gjatë Kongresit të Studentëve demokrat evropian në Varna. Borisov ka shprehur pritjet që edhe Parlamenti i Maqedonisë të miratojë njëzëri marrëveshjen duke theksuar se teksti i marrëveshjes është mirëpritur nga Komisioni Evropian dhe nga ambasadat në SHBA, Sofje dhe Shkup. Bojko Borisov ka thënë se gjatë bisedës së tij me kryeministrin grek Aleksis Cipras, ka shpjeguar se marrëveshja mes Maqedonisë dhe Bullgarisë nuk është marrëveshje kundër askujt por është vetëm një marrëveshje për fqinjësi të mirë mes dy vendeve. Kryeministri Bullgar kujtoi faktin që ish presidenti bullgar Zhelju Zheljev ka qenë i pari i cili e ka pranuar Maqedoninë si shtet, dhe uron që ndonjë rrugë ose bulevar ta gëzojë emrin e tij.
Data 16.06.2026
Aktuale
- Vjen largimi i parë nga PS, kjo deputete largohet nga Edi Rama
- VIDEO/ Mijëra protestues rikthehen poshtë zyrës së kryeministrit: Rama jepe dorëheqjen! Arresto Ballukun
- U largua nga Partia Socialiste dhe u deklarua deputete e pavarur, Marjana Koçeku: Zot më jep forcë
- MPB: Arrestohet autori që sot u vuri flakën dy automjeteve para ambasadës bullgare
- “Ku ka si ty o Shqipëria ime”- Protestuesit këndojnë këngë patriotike para Parlamentit gjatë marshimit masiv
- Aliu: Për herë të parë po planifikohet shëndetësia për 10 vitet e ardhshme
- Aliu: Kundërshtimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë është vetëvrasje politike për BDI-në
- “Isha në polici për të dhënë deklaratë”- Protestuesja: Marshimi në Rinas ishte spontan, nuk ka qenë i koordinuar! Bravo atyre që treguan maturi me efektivët e policisë

