Author: almakos

Vetura e markës “Passat”, në pronësi të Oliver Ivanoviqit, kryetar i Iniciativës Qytetare, “Serbia, Demokracia, Drejtësia”, është djegur rreth orës 4 të mëngjesit, në qendër të qytetit të Mitrovicës, para ndërtesës ku ai jeton me familje.Lajmin për Radion Evropa e Lirë, e ka konfirmuar vet Oliver Ivanoviq.Edhe zëvendësdrejtori i Policisë rajonale për Mitrovicën veriore, Besim Hoti i ka thënë Radios Evropa e Lirë se vetura është djegur dhe se sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për një djegie të qëllimshme.Sipas tij, Policia po kryen hetime duke e cilësuar këtë si rast i rrezikut të përgjithshëm. Lidhur me motivet, Hoti ka…

Lexo më Shumë

Parlamenti i Malit të Zi ka votuar për t’iu hequr imunitetin katër deputetëve të opozitës, nën akuzat se kanë nxitur dhunë brenda kuvendit. Rasti daton nga muaji shkurt, kur parlamenti u ka hequr imunitetin dy deputetëve pro-rusë, Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq, ndërsa deputetët rivalë më pas janë përleshur dhe kanë fyer njëri-tjetrin brenda ndërtesës së kuvendit. Mandiq dhe Knezheviq, nga partia opozitare Fronti Demokratik, janë zhveshur nga imuniteti nën dyshimet se kanë qenë të përfshirë në një përpjekje për grushtshtet kundër Qeverisë malazeze, në tetor të vitit 2016. Në një seancë të tensionuar, që ka zgjatur deri në mesnatën…

Lexo më Shumë

Virusi “Hantan” i cili është bartur nga minjtë, ishte shkaktari që mori jetën e dy personave të Simnicës. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari përmes një prononcimi nga rrejti social Facebook, tha se rezultatet e gjakut tregojnë se bëhet fjalë për virusin “Hantan”, i cili bie në grupin e viruseve që nuk bartet nga një person tek tjetri. Ekskluzivisht dua që të ju tregoj se për fat të mirë i morëm rezultatet prej analizave të gjakut të dy të infektuarve, poashtu edhe të njerëzve që kanë qenë në kontakt me tashmë të ndjerit. Bëhet fjalë për virusin HANTAN, i cili bie…

Lexo më Shumë

Ministria e Ekologjisë nënshkroi marrëveshje me 12 komuna kryesisht rurale të cilat kanë aplikuar me projekte për përmirësimin e infrastrukturës së kanalizimit, menaxhimin me ujërat e të tjerë. Do të ndahen mjete për hartimin e dokumentacionit teknik për ndërtimin e sistemeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe për rregullimin e shtretërve të lumenjve. Thash se mjetet kanë qenë 43 milion, dhe ato janë përzgjedhur në bazë të komisionit, pasi kryetarët kanë konkurruar. Është dashur ta kenë projektin, lejen e ndërtimit…Një pjesë e kemi financuar ne kurse pjesën tjetër komuna”, tha ministri i Ekologjisë, Sadulla Duraku. Në mesin e komunave që kanë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferri, prezantoi punën e Kuvendit për 100 ditëshin e parë. Ka mbajtur takime zyrtare me diplomatë të huaj, dy prej të cilave jashtë vendit. Xhaferri ndër të tjera tha se janë mbajtur nëntë seanca plenare, prej të cilave katër janë mbyllur dhe pesë janë në rrjedhë të punës, ndërsa janë sjellë pesë ligje të reja. Nga aktivitetet e 100 ditëshit Xhaferri potencoi edhe faktin se janë kompletuar të gjitha trupat punues të Kuvendit. I pyetur se kur pret që të hyjë në Kuvend ligji për gjuhët, ai tha se duhet të pritet 100 ditëshi i formimit…

Lexo më Shumë

Gjykata ka lëshuar fletëarrest ndërkombëtar për ish shefin e drejtorisë së pestë të DSK-së Goran Grujovski dhe ish bashkëpunëtorin e tij Nikolla Boshkov, të cilët po kërkohen tashmë dy ditë nga policia në territorin e Maqedonisë, por nuk u gjetën. Pas kontrollit të detajuar në terren, në vendet që policia ka patur njohuri se ata mund të fshihet, kërkimi është zgjeruar ndërkombëtarisht pasi me gjasë ata tashmë janë arratisur jashtë shtetit. Ekipet e Ministrisë kanë kryer kontroll të objekteve në adresat të cilat të akuzuarit i kanë paraqitur si vend ku jetojnë dhe kanë kontrolluar edhe shumë lokacione të tjera…

Lexo më Shumë

Kuvendi popullor i Bullgarisë sot njëzëri miratoi Deklaratën lidhur me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë. Siç njoftojnë mediat bullgare, në deklaratë thuhet se Kuvendi popullor bullgar i vlerëson pozitive përpjekjet e dy Qeverive, ndërsa për ratifikimin e kësaj deklarate 206 deputetët votuan “për”, ndërsa nuk kishte kundër dhe të përmbajtur. Kuvendi Popullor i Bullgarisë i vlerëson si pozitive përpjekjet e qeverive të Bullgarisë dhe Maqedonisë për finalizimin e negociatave lidhur me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim dhe pret ajo të nënshkruhet në pajtim me atë që…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev edhe zyrtarisht paralajmëroi shkurtime në administratën publike dhe shtetërore. Ai tha se edhe përkundër dëshirës për të mos larguar askend nga puna, megjithatë, në administratë janë vërejtur tepricë të të punësuarve dhe duhet të ketë racionalizëm. Që të mos ngelen të punësuarit në rrugë, Zaev paralajmëroi se ata që do të largohen nga administrata do të sistemohen në kompani private, ku një vit do të marirn rrogë nga Qeveria, ndërsa kompania që do ti pranojë do të jetë e detyruar që ti mbajë në punën të paktën edhe për një vit më tej. Një pjesë e administratës…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në SHBA, përmes një prononcimi direkt nga rrjeti social Facebook, ka njoftuar se situata në Simnicë të Gostivarit ku humbën jetën dy persona për shkak të një sëmundje infektive, është nën kontroll. Ai shtoi se infeksioni që mori dy jetë njerëzish është shkaktuar nga minjtë. “Ministria e Shëndetësisë bashkë me Komisionin për Sëmundje ngjitëse sot ka pasur mbledhje, në të cilën kanë konstatuar se situata Gostivarit tash është nën kontroll. Gjithashtu ekipi epidemiologjik bashkë me ekipin epidemiologjik të Institutit të Shkupit kanë shkuar në teren, konkretisht në…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet lokale që planifikohen të mbahen më 15 tetor dhe e gjithë vëmendja është në taborin politik shqiptar, se si do të arrihet fitorja e tyre. Me një numër të madh të partive politike shqiptare, a do të arrihet fitorja për shqiptarët, kjo mbetet dilemë. Ndërsa, në anën tjetër ishte BDI-ja që vite më parë i ka fituar shumicën e komunave në zgjedhjet e kaluara, ku edhe janë bërë pesëmbëdhjetë vite që udhëheq shumicën e komunave, ku ka numër më të madh të shqiptarëve. Por, sa janë të arriturat e tyre, për këtë opinionisti Shpëtim Pollozhani thotë se nuk ia…

Lexo më Shumë

Me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian, me vlerë prej 2.3 milionë euro për 30 muajt e ardhshme, Ministria për vetëqeverisje lokale, në partneritet me Ministrinë e financave dhe komunat do të punojë në përmirësimin e sistemit të qeverisjes lokale dhe mbështetjen e komunave për të ofruar shërbime më cilësore. Projekti do të zhvillojë sisteme për monitorim dhe evoluim të të gjitha komunave në Maqedoni dhe IT mjete moderne për matje të kënaqësisë së qytetarëve për shërbimet që i japin komunat. Aktivitetet e saj janë ndarë në komponente të ndërlidhura me vete nga të cilat janë: – përmirësimi i monitorimit, hartimi…

Lexo më Shumë

27 July Ministria e Kulturës organizoi debat për Ligjin e të drejtave autoriale, duke mos e ftuar Asociacionin e mediave të Maqedonisë, ku bëjnë pjesë pesë televizionet nacionale, të cilat janë të obliguara me ligj t’i shfrytëzojnë ato të drejta, respektivisht të transmetojnë muzikë vendore. Të pranishëm ishin edhe shoqatat për mbrojtjen e të drejtave muzikore, një pjesë e të cilave nuk kanë licenca ekzistuese për punë. Kjo është vetëm një paraqitje fillestare. Presim që kur procesi do të hyjë në zhvillim esencial, veçanërisht sa i përket debatit publik, do të kujdesemi që asnjërin  mos ta anashkalojmë – deklaroi Robert…

Lexo më Shumë