Ministria e Ekologjisë nënshkroi marrëveshje me 12 komuna kryesisht rurale të cilat kanë aplikuar me projekte për përmirësimin e infrastrukturës së kanalizimit, menaxhimin me ujërat e të tjerë. Do të ndahen mjete për hartimin e dokumentacionit teknik për ndërtimin e sistemeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe për rregullimin e shtretërve të lumenjve.
Thash se mjetet kanë qenë 43 milion, dhe ato janë përzgjedhur në bazë të komisionit, pasi kryetarët kanë konkurruar. Është dashur ta kenë projektin, lejen e ndërtimit…Një pjesë e kemi financuar ne kurse pjesën tjetër komuna”, tha ministri i Ekologjisë, Sadulla Duraku.
Në mesin e komunave që kanë aplikuar me projekteve, mungonte Haraçina e cila paraqitet si një prej komunave më të varfra dhe me më pak zhvillim infrastrukturor. Por Duraku tha se Haraçina ka kërkuar tepër para.
Haraçina ka kërkuar 120 milion denarë, e ne kemi patur 43 milion. Kjo është arsyeja që për Haraçinën nuk ka patur mundësi të ndahen mjete, kur është paraparë kanalizimi i Haraçinës”, tha Duraku.
Komuna e Zhelinës ka konkurruar me projekt për Ndërtimin e rrjetit të kanalizimit fekal në fshat.
Tearca për Hartimin e dokumentacionit për pastrimin e ujrave të zeza.
Komuna e Dibrës për kanalizimin atmosferik, ndërtimin e tubacioneve për pranimin e ujërave nga lumi Vakova.
Komuna e Kumanovës kërkoi para për Hartimin e dokumentacionit teknik për rrjetin e kanalizimit për f. Tabanocë, Sopot dhe Çetircë.
Ajo e Gostivarit për Vazhdimin e ndërtimit të kanalizimit fekal në Debresh.
Bërvencia kërkoi mjete për Projektin themelor për kolektorin kryesorë të rrjetit kanalizues fekal për Çellopekun e Poshtëm dhe Likova për ndërtimin e shtratit të lumit të Sllupçanit.
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA
Ministria e Ekologjisë ndan 43 milionë denarë… by tvshenjaofficial