Virusi “Hantan” i cili është bartur nga minjtë, ishte shkaktari që mori jetën e dy personave të Simnicës. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari përmes një prononcimi nga rrejti social Facebook, tha se rezultatet e gjakut tregojnë se bëhet fjalë për virusin “Hantan”, i cili bie në grupin e viruseve që nuk bartet nga një person tek tjetri.
Ekskluzivisht dua që të ju tregoj se për fat të mirë i morëm rezultatet prej analizave të gjakut të dy të infektuarve, poashtu edhe të njerëzve që kanë qenë në kontakt me tashmë të ndjerit. Bëhet fjalë për virusin HANTAN, i cili bie në grupin e viruseve, i cili nuk transmetohet prej njeriu në njeri… Ky virus shkakton ethet hemoragjike, por është opcioni më i lehtë”, deklaroi Taravari.
Taravari poashtu njoftoi se ekipi epidemiologjik ka shkuar në teren, konkretisht në fshatin Simnicë, kanë bërë dezinfektimin, ratizimin për të gjithë terenin ku tashmë të ndjerit kanë lëvizur, kanë ecur, kanë shfrytëzuar ujë.
Ndërkaq, listës së personave të prekur nga sëmundja ngjitëse i janë bashkëngjitur edhe 3 persona të tjerë, me të njëjtat simptome, temperaturë e lartë, vjellje dhe diare. Në Klinikën e Infektologjisë gjithsej janë hospitalizuar 7 persona, por për momentin janë në gjendje stabile. Zëvendës ministri i Shëndetësisë Goce Çakarovski njoftoi se ekipet janë në terren dhe sot kanë arritur që të depërtojnë në pjesën e fshatit ku fshatarët i ruajnë bagëtitë.
Gjendja është mirë, përveç 4 personave që ishin dje, tani janë pranuar edhe 3 të tjerë…Ekipet mbrëmë nuk arritën të ngjiten tek stanet sepse ai teren ishte teren i pa depërtueshëm. Sot kemi siguruar veturë tereni që ta kryejnë edhe këtë punë…nuk ka vend për panikë”, tha Çakarovski.
Në anën tjetër kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, tha se nuk ka nevojë për panik, pasi ai i ka njoftuar të gjitha institucionet kompetente dhe se në atë vendbanim janë marrë të gjitha masat e nevojshme.
Tash për tash nuk kemi ndonjë rast tjetër, përveç rastit të dhimbshëm që na shkuan babë e birë në Komunën e Gostivarit, nga vendbanimi i Simnicës. Për çdo gjë do jeni të informuar. Por nuk duhet të i shqetësoni banorët përshkak se thashethemet bëjën edhe qarkullime dhe ana psiqike laun rol të rëndësishme. Gjithçka që ndodh, çdo goditje nga natyra dhe çdo virus që mund të vij do angazhohen të gjitha institucionet e shtetit që most ë krijohen pasoja qytetarët e Gostivarit dhe ghithë qytetarët në RM”, tha Bejta.
Ndryshe, për 48 orë ndërruan jetë dy persona nga rrethina e Gostivarit, gjegjësisht nga fshati Simnicë, për shkak të virusit Hantan i cili ka shkaktuar ethehet hemoragjike.
Emine Ismaili
Virusi HANTAN i shkaktuar nga minjtë u mori… by tvshenjaofficial