Gjykata ka lëshuar fletëarrest ndërkombëtar për ish shefin e drejtorisë së pestë të DSK-së Goran Grujovski dhe ish bashkëpunëtorin e tij Nikolla Boshkov, të cilët po kërkohen tashmë dy ditë nga policia në territorin e Maqedonisë, por nuk u gjetën. Pas kontrollit të detajuar në terren, në vendet që policia ka patur njohuri se ata mund të fshihet, kërkimi është zgjeruar ndërkombëtarisht pasi me gjasë ata tashmë janë arratisur jashtë shtetit.
Ekipet e Ministrisë kanë kryer kontroll të objekteve në adresat të cilat të akuzuarit i kanë paraqitur si vend ku jetojnë dhe kanë kontrolluar edhe shumë lokacione të tjera në Shkup, Ohër dhe Veles për të cilat policia kishte njohuri se mund të përdoreshin për tu fshehur. Duke marrë parasysh se nuk i gjetëm të akuzuarit kërkuam nga gjykata të shpallet fletëarest ndërkombëtar dhe ajo tashmë e ka lëshuar fletëarrestin“, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Ministria e Punëve të Brendshme informoi se dje Gjykata e Apelit u ka thënë nëpërmjet telefonit se po ua dërgon vendimet për fletëarrest por vendimet në vend se të arrijnë në orën 17:00, kanë arritur në orën 21 dhe kjo sipas tyre ka qenë një hendikep për të nisur menjëherë me kërkimet në mënyrë që të akuzuarit të mos lejohet të ikin.
Grujovski dhe Boshkovski akuzohen për përgjim masiv të qytetarëve të Maqedonisë dhe për shkatërrimin e pajisjeve me të cilat është bërë përgjimi. Prokuroria Speciale dyshonte se Grujovski mund të ikë nga shteti, mund të ndikojë edhe tek dëshmitarët dhe mund të shkatërrojë edhe prova, dhe këtë fakt e pranoi edhe Gjykata e Apelit edhe ajo Supreme pasi Specilja dorëzoi një fletore me dorëshkrime të Grujovskit ku kishte mbajtur evidencë për çdo aktivitet rreth Prokurorisë Speciale dhe prokurorëve të punësuar në këtë institucion.
Dje Gjykata Supreme pas disa prolongimeve, vendosi që të pranojë argumentet e Prokurorisë Speciale dhe ti dërgojë Grujovskin dhe Boshkovskin në Paraburgim. Por para se të merrej ky vendim, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme u dhanë një javë të lirë. Paraburgimi i tyre mbahej peng për tetë ditë edhe pse ligji për procedurë penale dikton që “ankesa eventuale e të akuzuarit nuk e prolongon zbatimin e masës së paraburgimit” që do të thotë se në momentin që Apeli ka kërkuar paraburgim, vendimi është dashur të zbatohet menjëherë dhe ndërkohë Grujovski dhe Boshkovski kanë patur mundësi që të ankohen.
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/
Fletarrest ndërkombëtar për Goran Grujovskin by tvshenjaofficial