Paraqitje të rasteve të reja me infektim nuk ka, ndërsa gjendja e 7 personave të hospitalizuar në Klinikën për sëmundje Infektive vazhdon të jetë stabile. Kështu njoftoi sot zëvendës ministri i Shëndetësisë Goce Çakarovski. Ai sqaroi se janë në pritje të analizave të këtyre personave që po qëndrojnë në klinikën infektive si dhe analizat për ujin e pijshëm të fshatit Simnicë.
Gjithsej janë 7 pacientë, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore. I presim rezultatet nga laboratori jonë nga qendrat referente për këto 7 pacientë…Në këtë moment në fshat është duke u bërë dezinfektim dhe deratizim total i fshatit, në të gjitha objektet, në fshat dhe rreth tij. I presim rezultatet edhe të mostrës për ujin dhe gjithashtu rezultatet nga Agjensia për Ushqim dhe Veterinë… Mbrëmë e vizituam edhe repartin e infektologjisë në Gostivar, ju ofruam ndihmë. Atje nuk kishte pacientë të ri, sot gjithashtu nuk ka”, ka deklaruar Zëvendës ministri i Shëndetësisë Goce Çakarovski.
Edhe ministri Arben Taravari, përmes një portimi në rrjetin social facebook, njoftoi se ka bërë zgjerim të ekipit, të cilët po bëjnë mbikëqyrje në pjesët ku të ndjerit kanë lëvizur.
Gjatë ditës së sotme, ekipet profesionale përgjegjës së bashku me Agjensionin për ushqim dhe veterinë, i zgjeruan mbikëqyrjet e rrethit më të gjërë, duke përfshirë vathën ku kanë qëndruar disa nga të prekurit”, ka thënë Arben Taravari, Ministër i Shëndetësisë.
Taravari edhe njëherë porositi që nuk duhet të ketë vend për shqetësim pasi ky virus kategorizohet në grupin e viruseve që nuk bartet nga një person tek tjetri.
Ndryshe nga virusi “Hantan” që shkakton ethet hemorragjike, e që u bartë përmes minjve, humbën jetën babë e birë nga fshati Simnicë e Gostivarit.
Emine Ismaili /SHENJA/
S’ka të infektuar tjerë nga virusi që bartin… by tvshenjaofficial

