Qeveria e kaluar VMRO-BDI, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe dispozitat e tjera ligjore, ka punësuar 7708 persona në administratën shtetërore gjatë periudhës nga dita e shpalljes së zgjedhjeve parlamentare deri në formimin e Qeverisë së re. Këto shifra i kumtoi ministri i shoqërisë informative dhe administratës publike, Damjan Mançevski, i cili paralajmëroi se të gjitha punësimet do të hetohen nga inspektoriatet dhe organet kompetente. Pjesa më e madhe e tyre. sipas Mançevskit, janë angazhuar vetëm brenda një dite, ditën kur janë shpallur zgjedhjet parlamentare të cilat u mbajtën më 11 dhjetor.
“Në përputhje me kodin zgjedhore dhe rregullativën zgjedhore në përputhje me marrëveshjen e Përzhinos nuk lejoheshin asnjë punësim dhe angazhim të personave në periudhën nga dita e shpalljes së zgjedhjevem 17 tetor 2016 deri në ditën e formimit të Qeverisë së re më 31 maj të vitit 2017. Analizat tona dëshmojnë se megjithatë në këtë periudhë janë angazhuar gjithsej 7708 persona. Vetëm më 17 tetot, në ditën e shpalljes së zgjedhjeve janë angazhuar 4473 persona, 3235 të tjerët në ditët kur nuk ekzistonte asnjë bazë ligjore për angazhimin e tyre”, ka deklaruar Damjan Mançevski, ministër i administrates.
Nga 7708 gjithsej, 3033 persona kanë qenë të angazhuar me marrëveshje në vepër, kontrata autoriale dhe vollonter. Mançevski tha se do të përgatitet një strategji dhe analizë funksionale për risistemimin e administratës publike. Ai tha se do të marrë fund edhe dukuria e administratorëve të cilët marrin paga dhe qëndrojnë në shtëpi. Ata do të përfshihen në procesin e risistemimit, ndërsa do të jenë në kombinim edhe për transferim në kompanitë private. Madje zgjidhja për 1600 administratorët të cilët aktualisht nuk kanë asnjë vend pune do të vijë edhe shumë më shpejtë, para strategjisë për risistemim.
“Bëhet fjalë për rreth 160 persona të cilët janë angazhuar në atë mënyrë. Edhe ata ndjejnë presion, por është edhe e pamundur që të vazhdojë ajo situatë që të ngelin pa angazhim. Punojmë në këtë drejtim dhe shumë shpejt do të zgjidhet ai problem, pa e pritur strategjinë dhe analizën funksionale”, ka shtuar ai.
Mançevski konfirmoi paralajmërimet e djeshme të kryeministrit Zaev për largimin e administratorëve tepricë nga administrata shtetërore në kompanitë private. Ai tha se fillimisht do t’ju afrohet të gjithëve që vullnetarisht të zgjedhin nëse duan të transferohen në kompanitë të cilat do të pranojnë nënpunës shtetëror. Por Mançevski nuk dha më shumë detaje se si do të veprohet nëse nuk paraqiten mjaftueshëm vullnetar për të braktisur administratën.
Arben Zeqiri
Qeveria VMRO-BDI gjatë zgjedhjeve punësoi 7700… by tvshenjaofficial
Data 16.06.2026
Aktuale
- Ekuilibër i brishtë në G7, një Trump i gëzuar merr një rol udhëheqës në përfundimin e luftës në Ukrainë
- Avioni ushtarak amerikan rrëzohet në Kaliforni, humbin jetën tetë persona që ishin në bord
- “Pasi profesor Xhemal Broja më pyeti nëse unë isha i kënaqur me notën nëntë që më kishte vënë në provim dhe unë i thashë; po, ai shtoj; dhjeta i takon…”/ Dëshmia e rrallë e Timo Fllokos
- Zjarr në katin e 8-të të një pallati në lagjen Pavarësia në Vlorë, dëme të konsiderueshme materiale
- Në 10 vite, qarqet e mëdha të Veriut humbën një të katërtën e popullsisë, ja kush kryeson
- Vjen largimi i parë nga PS, kjo deputete largohet nga Edi Rama
- VIDEO/ Mijëra protestues rikthehen poshtë zyrës së kryeministrit: Rama jepe dorëheqjen! Arresto Ballukun
- U largua nga Partia Socialiste dhe u deklarua deputete e pavarur, Marjana Koçeku: Zot më jep forcë

