Zgjedhjet lokale fer dhe demokratike janë testi i parë për kapacitetet reformuese të Qeverisë së re. Zgjedhjet janë pika kryesore në kapitullin e parë të planit qeveritar 3-6-9, ku janë përfshirë 11 masa për zgjedhje të suksesshme. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani thotë se nuk ka kohë për ndryshime ligjore, por Qeveria përmes rregulloreve adekuate do të bëj distancim të qartë mes shtetit dhe partisë, për të parandaluar edhe keqpërdorimin më të vogël eventual. DO të shkarkohet drejtori i servisit publik nëse ka raportim të pabalancuar. Poashtu nuk do të lejohet frikësimi i administratës. Për bashkëpunim e ftuan edhe opozitën.
Deri në organizimin e zgjedhjeve KSHZ-ja do të duhet ta forcojë kualitetin e komisioneve komunale dhe këshillave zgjedhorë. Komisioni duhet t”i miratojë rekomandimet të cilat i ka propozuar Komisioni i Venedikut dhe ta rrisë transparencën. Sa i përket Listës Zgjedhore, kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski thotë se përditësimi do të bëhet në kohë.
Atë që ne e bëmë konkretisht si KSHZ, dhe këtë po e bëjmë qe 1 vit, po përgatisim softuer të veçantë, quhet WIMS, me të cilin e kontrollojmë integritetin e të dhënave që i marrin nga institucionet relevante. Ai sistem do të jetë funksional dhe të na mundësojë në vazhdimësi ta ndjekim kualitetin e të dhënave që i marrim – tha Aleksandar Çiçakovski, Kryetar i KSHZ-së.
Në tribunën e sotme dedikuar masave për organizimin e zgjedhjeve lokale, ministri i brendshëm Oliver Spasovski tha se është ndalur praktika e paqartë e dhënies së dokumenteve personale. Policia po bën kontrolle në terren dhe garanton zgjedhje lokale të sigurta dhe legale. Sipas paralajmërimeve, zgjedhjet lokale do të shpallen më së voni më 6 gusht, me qëllim që të mund të mbahen më 16 tetor.
Alsat-M

