Kryeministri Zoran Zaev ka shkelur një nga premtimet kryesore të fushatës parazgjedhore. Ai dje tha se do të ketë largime të administratorëve nga administrate publike dhe transferim të tyre në kompani private ku vendin e punës do ta kenë të sigurt vetëm dy vite, ndërsa më pas fati i tyre mbetet në duart e pronarëve të kompanive private. Më pas vendi i tyre i punës mbetet i pasigurtë. Por gjatë fushatës parazgjedhore, një nga fjalitë më të fuqishme të Zaevit ishte: “Nuk do të ketë largime nga administrata”.
“Të nderuar të punësuar në institucionet shtetërore, rini të qetë, nuk do të ketë largime nga administrata. Kushdo që t’ua thotë të kundërtën e bën këtë për shkaqe personale, politike, ose të tjera. Ju siguroj se po mbaron koha e revanshizmit dhe ndarje të popullit sipas listave partiake”, ka deklaruar Zoran Zaev.
Përveç se në tubime, këtë premtim Zaev dhe LSDM e pati si adut kryesor edhe në reklamat parazgjedhore dhe videot promovuese.
“Institucionet në shërbim të qytetarëve, nuk do të ketë përjashtime në administratë”, ka deklaruar Zaev.
Përveç që nuk do të ketë largime, Zaev u zotua se administratorët do t’i çlirojë edhe nga presionet, kushtëzimet dhe partizimi. Ai premtoi kushte më të mira dhe ruajtje të vendit të punës për të gjithë nëpunësit shtetëror.
“Një porosi për administratën shtetërore. Mos lejoni më tej të ju gënjejnë. Gruevski nuk jep paga nëna e vetë. Paga jep nga ajo që populli dhe ju paguani tatime në këtë shtet. Nuk vareni prej askujt. Ju dërgoj porosi, askujt s’do t’i mungojë asnjë qime në kokë”, kishte deklaruar më parë Zaev.
“E ftoj edhe administratën publike që të kyçet sepse edhe ata kanë përgjegjësi të luftojnë për Maqedoninë. Askujt s’do ti mungojë asnjë qime në kokë. Nuk do të duhet të frikësohen edhe më tej nga dënimet”, pati deklaruar kryeministri Zaev.
Por dje Zoran Zaev tha se i vjen keq që nuk do të mund t’i përmbahet këtij zotimi pasi administrata është e stërngarkuar. Ai tha se për një vend pune ka disa të punësuar dhe racionalizimi është i patjetërsueshëm.
“Një pjesë e administratës publike është shumë cilësore, e udhëzuar dhe mirë I di punët, por përgjithësisht është tepricë. Ne do të ofrojmë në vitin e parë ne ti paguajmë dhe ju ti merni, me kusht që ti mbani të paktën edhe një vit. Nuk duam njerëzit ti largojmë nga puna, por e shohim se nuk mund për një vend rojtari të ketë 19 persona, për një vend udhëheqës të ketë 7 persona. Nuk është në rregull, paret janë aq në shtet dhe në një ambient të këtillë neve na takon se si do ti orientojmë paratë. Unë premtova se nuk do të ketë revanshizma, se nuk do të largohen njerëzit, ata janë qytetarët tanë dhe asnjëherë nuk shiqojmë nga ai prizëm, por aty ku ka tepricë shteti patjetër ta racionalizojë”, ka thënë Zaev.
Sipas propozimit të Zaevit administratorët tepricë do të punësohen në kompani private. Vitin e parë do të marrin pagë nga Qeveria, ndërsa kompanitë do të detyrohen që t’i mbajnë edhe të paktën një vit më tej.
Arben Zeqiri
Ja çfarë thoshte Zaevi gjatë fushatës për… by tvshenjaofficial

