Prokurorët e rastit të Kumanovës propozuan që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen në pajtueshmëri me ligjet. Prokurori Naum Panovski prezantoi një sërë dëshmish dhe të dhënash me të cilat mbështesin bindjen e tyre se të akuzuarit kanë ardhur në Maqedoni me një plan të organizuar mirë për të ndjellë frikë dhe pasiguri tek qytetarët. Kjo sipas prokurorëve ka qenë e planifikuar të bëhet duke vrarë njerëz, duke sulmuar institucione e të tjerë.
“Nga veprimet që i kanë ndërmarr propozoj që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të njëjtëve tu shqiptohet dënimi në pajtueshmëri me ligjin. Lartësinë e dënimit ia lëmë gjykatës”, deklaroi Naum Panovski, prokuror.
Prokurori publik tha se shumica e deklaratave që i kanë dhënë të akuzuarit, nuk përputhet me provat dhe gjendjen faktike.
“Kronologjia e ngjarjeve, këmbëngulësia në kryerjen e veprave, lloji dhe sasia e armatimit të shfrytëzuar, përgatitja e terrenit e të tjerë, flasin për qëllimin e grupit i cili ka patur një plan të organizuar mirë. Shumica thonë se nuk kanë ardhur në lagje të vrasin dhe se dikush i ka mashtruar, por përse nuk janë tërhequr kur e kanë kuptuar mashtrimin. Krahas insistimit tonë që të dorëzohen prova konkrete dhe emra konkrete se kush i ka mashtruar, nuk pati asnjë propozim”, shtoi ai.
Ndaj kësaj deklarate reaguan të akuzarit dhe avokatët të cilët thonë se ata patën propozuar dëshmitarë por gjykata i ka refuzuar dhe faktet do ti prezantojnë edhe gjatë fjalimeve përfundimtare.
“Është e dhimbshme të humbin aq shumë njerëz në një aksion të sinkronizuar të MPB-së kur dihet se grupi është përgjuar nga hyrja në Maqedoni e deri më 9 maj kur ndodhi ngjarja. Vlerësoj se do të nxirret përfundimi për tu rihapur shqyrtimi kryesor në këtë pjesë të prezantimit të provave të reja që duhet ti nxjerrë gjykata”, tha Lupço Veselinovski, avokat.
“Nga fjalët përfundimtare mund të konstatojmë se nuk janë plotësuar as momentet objektive as ato subjektive për të qenë të akuzuar për veprën terrorizëm për 9 maj, e lëre më për ti dënuar”, deklaroi Asmir Alispahiç, avokat.
Të revoltuar nga fjalimi i Panovskit, nga ulëset e të akuzuarve shpesh dëgjoheshin thirrje dhe kundërshtime ndaj pohimeve të prokurorit. Dhjetëra persona u larguan nga salla në shenjë revolte.
“Nuk më intereson fare çfarë thoni. Vetëm dua të dalë drejtësia. Zoti e bekoftë Amerikën”, u shpreh Valdet Zekaj.
“Nuk dua të quhem terrorist. Unë jam UÇK. Edhe Talat Xhaferi është terrorist se edhe ai ka qenë në UÇK”, tha Fatmir Reçica.
“Pa drejtësi ska qetësi”, tha Betim Kabashi.
“Sadulla Duraku dhe Ejup Alimi duhet të jenë këtu”, deklaroi Bajram Elshani.
Nga salla u larguan edhe Demë Shehu, Ardian Bujari, Komanant Malisheva dhe Sokoli, Esat Kafexholi e Beg Bajra.
Meqë mbrojtja kërkoi kohë për tu përgatitur, gjatë tërë gushtit nuk do të ketë seanca. Në fund të gushtit, më 30 dhe 31 gusht gjykimi do të rifillojë me fjalën e fundit e të akuzuarve.
Ferikan Iljazi Arifi
FERIKAN 1 _28.07.2017 by tvshenjaofficial
Data 16.06.2026
Aktuale
- Ekuilibër i brishtë në G7, një Trump i gëzuar merr një rol udhëheqës në përfundimin e luftës në Ukrainë
- Avioni ushtarak amerikan rrëzohet në Kaliforni, humbin jetën tetë persona që ishin në bord
- “Pasi profesor Xhemal Broja më pyeti nëse unë isha i kënaqur me notën nëntë që më kishte vënë në provim dhe unë i thashë; po, ai shtoj; dhjeta i takon…”/ Dëshmia e rrallë e Timo Fllokos
- Zjarr në katin e 8-të të një pallati në lagjen Pavarësia në Vlorë, dëme të konsiderueshme materiale
- Në 10 vite, qarqet e mëdha të Veriut humbën një të katërtën e popullsisë, ja kush kryeson
- Vjen largimi i parë nga PS, kjo deputete largohet nga Edi Rama
- VIDEO/ Mijëra protestues rikthehen poshtë zyrës së kryeministrit: Rama jepe dorëheqjen! Arresto Ballukun
- U largua nga Partia Socialiste dhe u deklarua deputete e pavarur, Marjana Koçeku: Zot më jep forcë

