Ministria e Kulturës shumë shpejt do të shpallë konkurs për pjesmarrje të financimit të projekteve me interes për kulturën. Ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, tregoi mënyrën e aplikimit dhe të drejtën e pjesëmarrjes në këtë konkurs.
Për pjesëmarrje në projekt fillimisht do të kenë mundësi qytetarët, asociacionet, organizatat, grup autorësh, të gjithë këto të kenë të përvetësuar ngjyrë kulturore”, deklaroi Allagjozovski.
Paraqitja në program bëhet përmes dorëzimit të fletëparaqitjes së plotësuar, e cila duhet të merret nga ueb-lokacioni i Ministrisë së Kulturës dhe të plotësohet në mënyrë elektronike me regjistrimin e të dhënave në vendin e shënuar.
E gjithë kjo po merret si iniciativë e vazhdueshme që të kultivohet kultura, të zgjerohet në shumë aspekte, të pasurohet më tepër”, tha Allagjozovski.
Ministri tha se 80 për qind e buxhetit të Ministrisë së Kulturës është harxhuar. Ai sqaroi se do ta shqyrtojnë këtë çështje për të parë se ku në të vërtetë janë harxhuar të hollat dhe për këtë do të bëhet revizion i shpalosjes së të hollave që në të vërtetë sipas tij janë harxhuar në drejtime të panevojshme.
Hava Tahiri /SHENJA/
Ministria e Kulturës shpall konkurs për… by tvshenjaofficial

