12 September Sikur edhe në vitet e kaluara, ashtu edhe tani, Koce Trajanosvki përsëri po pret ditët e vjeshtës dhe të dimrit totalisht i papërgatitur për menaxhim me ndotjen e cila është në masë kritike në këtë periudhë të vitit, tha nënkryetari i LSDM-së, Petre Shilegov në konferencë për shtyp. “Përkundër premtimeve të shumta, qeverisja e qytetit nuk bëri asgjë që të ulej niveli i PM grimcave të ajrit në Shkup dhe lejon që të gjithë ne të helmohemi nga ndotja e ajrit. Shkupit i duhet në strategji urgjente për ajër të pastër dhe kualitativ. Për atë, pas fitores në zgjedhjet…
Author: almakos
Kryetari i Komisionit malazez për shënjimin e kufirit, Milan Paunovic, në një prononcim për TVCG, ka thënë se shpreson që situata në lidhje me kufirin Kosovë-Mali i Zi, do të zgjidhet sipas marrëveshjes tashmë të arritur ndërmjet dy palëve. Duke komentuar shkarkimin e Murat Mehës dhe Komisionit që ka arritur marrëveshjen zyrtari malazez ka thënë se Podgorica nuk është njoftuar zyrtarisht asgjë. Por, ky zyrtar nuk ka dhënë sinjale se vendi i tij do të lëviz, duke kërkuar nga pala kosovare ratifikimin e marrëveshjes. “ Paralajmërimet e mediave se Kryeministri i Kosovës ka paralajmëruar formimin e komisionit të ri nuk…
Ministria e Punëve të Brendshme është e gatshme për zgjedhjet lokale. Po përgatitemi maksimalisht të mundësojmë të kemi proces të qetë, korrekt dhe demokratik zgjedhor dhe siguri të shkëlqyer, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve. “Ne po përgatitemi maksimalisht të mundësojmë të kemi proces të qetë, korrekt dhe demokratik dhe të ketë siguri të shkëlqyer. Megjithatë nga ana tjetër po përgatitemi të veprojmë në suaza të parandalimit të çfarëdo keqpërdorimi të pozitës të cilido funksionar në procesin zgjedhor. Qëndrojmë në dispozicion dhe i realizojmë të gjitha kërkesat e Komisionit Shtetëror…
Zëvendës ministri i arsimit Visar Ganiu dha dorëheqje nga posti për të kandiduar për postin e kryetarit të Çairit. Ganiu u zotua për përmirësimin e jetës në Çair gjatë katër vitet e ardhshme.“Këtu linda, këtu u rrita, mes njerëzve të mirë, mes bashkëqytetarëve dhe fqinjëve që nuk i ka kush. Çairi është rruga, mëhalla ime, Çairi është e gjithë komuna. Ndaj them se është nder dhe sfidë të marrësh përgjegjësinë për zhvillimin e ardhshëm dinamik të Çairit. Për Çairin tonë më të bukur e modern nuk do të rreshtë së punuari”, deklaroi Visar Ganiu, kandidat i BDI-së për kryetar në…
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeveria enden nuk kanë vendosur për ta mbështetur anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Kështu deklaroi Ministri Oliver Spasovski, i pyetur nga gazetarët. Spasovski tha se do të vendosin deri në fund të muajit.“Duke pasur parasysh që takimi është në fund të muajit, konsultimet në Qeveri vazhdojnë dhe kur do të ndërtojmë qëndrim në lidhje me këtë çështje do ta informojmë opinionin”, ka thënë Oliver Spasovski, ministër i MPB-së.Në konferencën e mbajtur për prezantimin e punës së MPB-së në 100 ditëshin e parë, Ministri Oliver Spasovski tha se fokusin e kanë pasur te reformat në…
Duhet që Maqedonia të bëjë hap më të guximshëm në drejtim të eurointegrimeve. Stabiliteti i rajonit do të jetë më i madh nëse të gjitha vendet që kanë dalë nga Jugosllavia e përparshme, bëhen pjesë e strukturave euro-atlantike, kështu u shpreh kreu i parlamentit slloven, Millan Bërglles, në fjalimin e tij në Kuvend përpara deputetëve të Maqedonisë.Bërglles theksoi se në Bashkësinë ndërkombëtare ekzistojnë faktorë që i ngadalësojnë proceset integruese, ndërkaq Sllovenia mundohet që t’i përshpejtojë ato.Pas takimit me homologun e tij maqedonas, Bërglles tha se Sllovenia e mbështet zhvillimin ekonomik, politik dhe procesin integrues të Maqedonisë.“Gëzohem dhe besoj se me…
Gruaja në Maqedoni, pak ka zënë pozita udhëheqëse, njëherë duhet ta luftojë mentalitetin të trashëguar me shekuj Më shumë se gjysma e numrit të grave në Maqedoni nuk janë të angazhuara me punë, por bëjnë punë shtëpie, pa pagesë. Por në dekadën e fundit ka patur një avancim të gruas, duke marrë hapin që të arrijë shkollimin e lartë, ku edhe është siguruar një vend pune, për një numër të vogël. Por edhe shumë nga kjo kategori, pas shkollimit, mbeten jashtë tregut të punës. Aktivistët për të drejtat e grave, por edhe ekseprtë të kësaj çështje thonë se kjo kategori…
Policia nuk kishte mundësi ta sjellë Fejzi Azirin nga burgu i Shtipit në sallën gjyqësore, prandaj ky ishte shkaku që seanca e sotme për rastin “Monstra” të anulohet tashmë për herë të katërt. Edhe pse kishte shumë pritje që në këtë seancë do të kuptohej nëse rasti do t’i kalojë Prokurorisë Speciale ose nëse të paktën, do të nxirren provat e reja që ka mundësi t’i ketë Specialja, nuk pati asnjë ndryshim të vogël në proces.Prokurorja Liljana Spasovska e cila përkohësisht po ushtron postin e kryeprokurorit, nuk u ndal për të treguar para gazetarëve se çfarë përgjigje i kishte dhënë…
Përderisa nga Bashkimi Demokratik për Integrim për projektligjin e fundit pohojnë se do ta zyrtarizon gjuhën shqipe në nivel republikan, në këtë mënyrë nuk mendojnë kryeministri aktual Zoran Zaev dhe një pjesë e njohësve të çështjeve politike në vend. Kryeministri Zoran Zaev pas takimit me maqedonasit nga Instituti për gjuhën maqedonase deklaroi se “Gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik, është e vetmja gjuhë zyrtare dhe alfabet zyrtar në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare”, njohton Almakos. Kryeministri Zaev i është referuar paragrafit 1 të amendamentit V të Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë…
Shefi i shtabit zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani dhe kandidati i partisë për kryetar të Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot në sheshin “Skënderbej”, dy javë para fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale, njoftuan se për të bërë ndarjen e partisë nga shteti, zëvendëskryeministri i deritanishëm i Arsimit, heq dorë nga posti. Poashtu Osmani i cili është Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, njoftoi opinionin se për t’i kryer më lehtë detyrimet partiake planifikon të marrë pushim vjetor, me përjashtim të angazhimeve të domosdoshme në Sekretariatin për Çështje Evropiane, njohton Almakos. “Gjendemi dy javë para fushatës së zgjedhjeve lokale,…
Deputetët e VMRO-DPMNE-së sot paralajmëruan se deri te Kuvendi sërish do ta parashtrojnë ligjin për rritjen e pensioneve, i cili dje nuk u vendos në rend dite të seancës së Kuvendit. “Deputetët nga VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni ‘Për Maqedoni më të mirë’ nuk do të heqin dorë dhe paralajmërojmë se sërish do të parashtrohet ky ligj dhe sërish do të kërkohet që rritja e pensioneve të parashikohet në Buxhetin për vitin 2018 me qëllim që vitin e ardhshëm të gjithë pensionistët të kenë rritje reale të pensioneve, e jo siç tenton LSDM-ja t’i gënjej”, qëndron në kumtesën e grupit të deputetëve.…
Ligji për amnisti ende është në errësirë. Një ditë më parë kryeministri Zoran Zaev, pasi u turpërua nga kushtet në burgun Idrizovë, si një nga masat për uljen e mbipopullimit e paralajmëroi amnistinë, madje përmendi edhe qëndrimin personal për amnisti të përgjithshme. Nga ana tjetër sot nga qeveria dolën me një qëndrim paksa më ndryshe. “Në këtë fazë kanë filluar konsultime me ekspertë dhe hapet debat publik… amnistia kur të ndodhë nuk do t’i përfshijë personat që kanë kryer vrasje të rënda mizore, vepra kundër njerëzimit dhe autorët e krimeve seksuale ndaj personave të mitur”, thanë nga Qeveria e RM-së.…

