Policia nuk kishte mundësi ta sjellë Fejzi Azirin nga burgu i Shtipit në sallën gjyqësore, prandaj ky ishte shkaku që seanca e sotme për rastin “Monstra” të anulohet tashmë për herë të katërt. Edhe pse kishte shumë pritje që në këtë seancë do të kuptohej nëse rasti do t’i kalojë Prokurorisë Speciale ose nëse të paktën, do të nxirren provat e reja që ka mundësi t’i ketë Specialja, nuk pati asnjë ndryshim të vogël në proces.
Prokurorja Liljana Spasovska e cila përkohësisht po ushtron postin e kryeprokurorit, nuk u ndal për të treguar para gazetarëve se çfarë përgjigje i kishte dhënë Specialja lidhur me kompetencat dhe provat.
Kjo zvarritje e procesit gjyqësor irritoi tej mase avokatët mbrojtës të cilët edhe njëherë kërkuan që rasti t’i kalojë Prokurorisë Speciale.
“Ne i presim provat e reja. Provat jemi të sigurt se ekzistojnë, vetëm nuk e dimë se kur Prokuroria Speciale do të kyçet në këtë rast. Mendoj se vetëm provat që do ti sjellë Prokuroria Speciale do ta zbardhin këtë rast, që është mëse e qartë se është i montuar. Presim që Prokuroria Speciale ta marrë këtë lëndë, nuk e dimë përse deri tani nuk e kanë marrë meqë e dimë se e ka kompetencën për ta përfaqësuar aktakuzën në këtë lëndë” , deklaroi Naser Raufi, avokat .
Avokati Sashko Dukovski kujtoi se tashmë nuk ka pengesa burokratike si për provat ashtu edhe për kompetencat e rastit duke marrë parasysh se ushtrues detyre kryeprokuror është vetë prokurorja e Monstrës, Liljana Spasovska e cila edhe pse përfaqëson palën e cila përndjek, kërkoi rishqyrtim të rastit.
“Vetë përfaqësuesi i akuzës e theksoi se gjykimi duhet të shtyhet në një periudhë të pacaktuar me qëllim që të konstatohet gjendja faktike dhe të nxirret ato prova që ekzistojnë, që është një rast i rrallë. Koha do të tregojë se cili do të jetë epilogu i kërkesës së saj”, ka thënë Sashko Dukovski, avokat .
Prokurorja Liljana Spasovska e cila zëvendësoi prokuroren Gordana Geshkovska, kërkoi të rishqyrtohet vendimi gjyqësor për rastin “Monstra” dhe të sillen provat e reja që i ka Prokuroria Speciale. Ajo pati shprehur shqetësimin se ky rast po përmbyllet shumë shpejt pa dëshmuar gjendjen faktike. Tërhoqi vërejtjen se ka gjasa që provat mos të ndryshojnë verdiktin gjyqësor, por të paktën procesi duhet të dalë i pastër para qytetarëve. Seanca e ardhshme është me 3 tetor.
Ferikan Iljazi Arifi
Data 21.05.2026
Aktuale
- Kasami: VLEN dhe Qeveria nuk kanë kërkuar tërheqjen e ambasadorit Denion Meidani
- I cilësuar si një nga njerëzit më besnik të Ilir Prodës, kryepolici Skënder Hita përjashton nga detyra Uljan Shpatarakun: Nuk paraqitej në punë
- Tubim për Vuçiqin në Kumanovë, Mickoski: Nuk mbështes përzierje të politikave të huaja
- Kim Mehmeti: Para Denion Meidanit në Shkup vinin ambasadorë për dasma dhe synetllëqe
- Ademi i reagon Fillkovit: Ne nuk kemi asgjë kundër gjuhës maqedonase, por kemi kundër atyre që e kundërshtojnë gjuhën tonë amtare
- 5 shtete të BE-së propozojnë model të ri integrimi për Ballkanin Perëndimor
- Orce Gjorgjievski: Së shpejti do të arrijnë 100 autobusët ekologjik
- KLGJ shpall vakancat në Apel për anëtarët e Kolegjit të Posaçëm, ish-krerët e vetingut drejt sistemit gjyqësor

