Marrëveshja Kornizë e Ohrit, që u nënshkrua para 16 vjetësh, është një kontratë shqiptaro-maqedonase për raportet e reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtutjeshëm të shtetit të quajtur, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Kjo kontratë e të dy popujve u bë e mundshme pas konfliktit të armatosur, që ndodhi në vitin 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e Bashkësisë ndërkombëtare, e cila dha kontributin e vet për zgjidhje politike të krizës ndëretnike në IRJM. Roli i Bashkësisë Ndërkombëtare për ndërprerjen e konfliktit dhe arritjen e marrëveshjes politike ishte i pazëvendësueshëm. Qysh gjatë zhvillimeve luftarake në IRJM, Unioni Evropian dhe SHBA, dërguan përfaqësuesit…
Author: almakos
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, në një intervistë për TV21 tha se LSDM-ja duhet të jetë neutrale dhe të mos mbështetë asnjë nga partitë shqiptare në zgjedhjet e ardhshme lokale. “Në qoftë se dëshiron të luajë korrekt LSDM në këtë fazë, minimumin që duhet të bëjë është të ruajë neutralitetin karshi partnerëve në qeveri, që hëpërhë nuk e shoh. Shpresojmë që LSDM do të këndellet dhe këtë gjë duhet ta dëshmojë duke nxjerrë kandidatura, sepse ndryshe nuk kemi pse të mos bëjmë kalkulime tjera me partitë politike”, deklaroi Sela, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ndërsa në lidhje me kandidimin e…
Këshilltari i Ambasadës serbe në Shkup dhe oficer i Agjencisë së Sigurisë – Informative (BIA), Goran Zhivaljeviq mbrëmë në një intervistë për televizionin serb “Hepi” deklaroi se afera, e cila ka të bëjë me emrin e tij lidhur me dhunën në Parlamentin e Maqedonisë më 27 prill është “skenuar”, me qëllim që të tërhiqet vëmendja prej provokatorëve dhe dhunuesve të vërtetë. Zhivaljeviq pohon se në momentin e sulmit ndaj kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev, ai nuk ka qenë fizikisht i pranishëm. “Në Parlamentin e RM kam ardhur dy orë pas ngjarjeve të dhunshme, dhe këtë e vërteton me faktin duke…
Diaspora e bashkuar maqedonase ka reaguar ashpër kundër Ligjit i cili pritet të anvasoj përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni. Sipas tyre, ky ligj ndihmon enklavizimin dhe ndarjen e Maqedonisë në linja etnike, njofton agjencia e lajmeve INA. Diaspora Maqedonisë cuditërisht, 30 për qind të shqiptarëve i quan pakicë kombëtare, ndërsa i fton maqedonasit që të bashkohen për një gjuhë të vetme zyrtare- gjuhën maqedonase. Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive dhe Komisioni për kulturë. Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive do ta vazhdojë debatin…
Faton Fazliu, shefi i kabinetit të kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami përmes një postimi në Facebook ka goditur LSDM për pazaret me BDI për zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Ja postimi i tij: Nëse BDI nuk nxjerr kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit, duke bërë pazar që LSDM të mos nxjerrë kandidat në Çair, shtrohen dy pyetje: 1. A ka gënjyer Zaevi kur thoshte se BDI është parti e korruptuar njësoj si VMRO? 2. Apo BDI është parti e korruptuar, por Zaevi, përmes Katicës, ia ka larë gjynahet? E treta nuk ekziston.”, ka shkruar Fazliu.
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka dërguar letër urimi me rastin e 100 ditëshit të formimit të Qeverisë së Maqedonisë. Ai uron Zaevin për punën e tij dhe thotë se Kanada do ta mbështetë Maqedoninë për të arritur qëllimet e saj, njofton Telegrafi Maqedoni. “Jam i sigurt se do të vazhdoni ta udhëhiqni vendin me nder dhe përgjegjësi, të përkushtuar për ndihmë të popullit tuaj, drejt një ardhmërie të ndritur, me reforma dhe aspirata evropiane. Kanada edhe më tej do të vazhdojë me ndihmën për ambicjet e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe presim ditën kur do t’ju urojmë mirëseardhje”,…
Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë sot do të nënshkruhet marrëveshje midis qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Bosnje e Hercegovinës për njohjen dhe ndërrimin e ndërsjellë të patentë shoferëve. Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, marrëveshjen do ta nënshkruajë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ndërsa në emër të Këshillit të ministrave të Bosnje e Hercegovinës, ministri i Komunikimeve dhe Transportit, Ismir Jusko. Në nënshkrim do të jetë i pranishëm edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, i cili paraprakisht do të realizojë takim bilateral me ministrin e Komunikimeve dhe Transportit…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do të publikojë informacione për atë se sa ndihma shtetërore u është ndarë investitorëve të huaj. Të dhënat janë përfshirë në “Analizën e shpenzimeve – kundrejt rezultateve nga investimet e huaja dhe të drejtpërdrejta në Maqedoni” në periudhën 2007 – 2017. Analiza është bërë pas vendimit të marrë në seancën qeveritare për deklasifikimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga qeveria e mëparshme.
13 September Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive dhe Komisioni për kulturë. Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive do ta vazhdojë debatin rreth Projekt-ligjit për përdorimin e gjuhëve. Debati rreth përdorimit të gjuhëve në këtë trup kuvendor filloi pardje, pasi që paraprakisht mori dritë të gjelbër nga Komisioni për çështje evropiane, i cili debatoi për të si trup amë. Në rend dite të Komisionit për kulturës është Propozim ligji për shfuqizimin e Ligjit për artistin e kombit të Republikës së Maqedonisë në lexim të parë.…
Athina zyrtare ka zbutur tonet pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për marrëdhëniet me Greqinë. Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos theksoi se është në interes të dy vendeve që të kenë marrëdhënie të mira. Gjatë konferencës për media të mbajtur në Selanik ministri Kamenos u shpreh: “Me Shqipërinë dëshirojmë që të kemi marrëdhënie të mira. Ata gjithashtu kanë interes për marrëdhënie të mira me Greqinë, dhe janë të interesuar të hapin rrugë të reja energjetike”, tha Kammenos. Duke folur për gazetarët për çështjet e minoritetit grek në zonën e Himarës, ministri grek i Mbrojtjes u shpreh se e vetmja…
12 September Qeveria ka premtuar një, ndërsa në Kuvend ka dorëzuar zgjidhje tjetër ligjore për pagën minimale, njoftuan nga Sindikata e Industrisë, Energjetikës dhe Xehetarisë. Prej atje shprehen se ndonëse paraprakisht në Këshillin Socioekonomik është kontraktuar nga propozim ligji të hiqet pjesa se kusht që punëtori të marrë pagë minimale është sipas punës që ka bërë, kjo nuk ka ndodhur. Kryetari i Sindikatës Pece Ristevski shprehet se me largimin e kësaj pjese, u lihet mundësi pronarëve që në mënyrë ligjore të mos u paguajnë pagë minimale punëtorëve me arsyetimin se punëtorët nga industria e tekstilit dhe lëkurës nuk kanë plotësuar…
Era, bubullimat dhe shiu i rrëmbyeshëm sollën frikë e trishtim tek banorët e fshatit Sfillare e epërme, gjatë natës së mbrëmshme. Dëmet materiale që u shkaktuan në këtë fshat ishin të shumta. Si pasoj e erës së fuqishme ishte rrëzuar minarja e xhamisë dhe plot çati të shtëpive të fshatit. Banorët të cilët në atë kohë kishin shkuar në xhami për të falur namazin e akshamit, tregonin për frikën e tmerrin që kishin përjetuar në ato momente. “Ndodhi në mbrëmje në ora 7, në kohën e namazit të akshamit dhe kështu erdh stuhia, por shiqyr Zotit nuk kishte diçka më…

