Author: almakos

Rendi i ditës miratohet me shumë zhurmë dhe revoltë Pas disa ndërhyrjeve procedurale dhe pauzave, shumica parlamentare miratoi rendin e ditës ku pika e parë është shpallja e konkursin për zgjedhjen e anëtarit të KSHZ-së dhe ligji për përdorimin e gjuhëve. Para miratimit të rendit të ditës disa deputet të VMRO-së kërkuan që pika për ligjin e gjuhëve të hiqet nga rendi i ditës, përcjell Tv Shenja.Kjo kërkesë u vendos dy herë në votim dhe e njëjta dy herë u hodh poshtë nga shumica e deputetëve. Në fillim të seancës Antonio Milloshovski kërkoi dhe fitoi një orë pauzë. Pas pauzës…

Lexo më Shumë

Së shpejti pritet të riaktivizohet linja ajrore e drejtpërdrejtë Sarajevë – Shkup, paralajmëruan sot në Shkup ministrat e Transportit dhe Lidhjeve të dy shteteve Goran Sugareski dhe Ismir Jusko.Dy ministrat në konferencë për shtyp në Qeverinë e Maqedonisë theksuan se angazhimet e dy qeverive do të jenë sa më shpejt që është e mundur që të vendoset kjo linjë ajrore.Zgjidhja e kësaj çështje, sipas ministrit Sugareski, është me rëndësi të jashtëzakonshme për dy shtetet. “Shpresoj se kjo linjë ajrore, e cila është pezulluar para disa viteve do të aktivizohet sërish në afat sa më të shpejtë të mundur, me qëllim…

Lexo më Shumë

Çorape burrash, letra të lagura, kozmetikë, spërkatës, qumësht për trup, smoki, cigare, kaçkavall të përzier dhe vezë thëllëze japoneze, pije soje, haribo, peshk të freskët salmon dhe levrek, produkte të konservuara, stika dhe fruta arrore, janë një pjese e produkteve të cilat i ka blerë në llogari të Qendrës për punësim në Shkup në kuadër të Agjencisë për Punësim ishdrejtuesja e saj, Sllobodanka Aleksovska, informoi në konferencën e sotme për shtyp drejtoresha e Agjencisë, Biljana Jovanovska. Aleksovska në pajtim me rregullat ligjore është suspenduar nga pozita drejtuese e Qendrës për Punësim të Qytetit të Shkupit, ndërsa siç njoftoi Jovanovska është…

Lexo më Shumë

Një punëtor ndërtimor ka vdekur nga goditja elektrike dje derisa ka vendosur ullukë të një shtëpi në Strugë. MPB kumtoi se dyzet e katërvjeçari G.M. së bashku me vëllain e tij A.M. dhe me M.P., të gjithë të punësuar në “AMG Dizajn 2013”, kanë vendosur ullukë në një shtëpi në Strugë, me ç’rast me ulluk ka prekur në telin elektrik nga linja transmetuese e cila ka kaluar në lartësi prej rreth 2,5 metra në tarraca ku ndodhej, ka marrë goditje elektrike dhe ka rënë. Nga ana e ekipit të Ndihmës së shpejtë mjekësore i është dhënë ndihmë mjekësore, pas ç’farë…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot e konstatoi prezantimin e mandatit të Komisionit për verifikimin e fakteve, gjegjësisht të a.q. Komisioni për lustrim. Kryetari i Kuvendit të RM-së Talat Xhaferi sqaroi se Komisioni për verifikimin e fakteve në bazë të nenit 5 paragrafi 3 nga ligji për përcaktimin e kushtit për kufizimin e kryerjes së funksionit publik, qasjen deri te dokumentet dhe shpalljen e bashkëpunimit me organet e sigurisë së shtetit, deri te Parlamenti ka dorëzuar informacion për punën e tij për periudhën nga 15 janari i vitit 2009 deri më 31 gusht të vitit 2017 dhe se ky informacion…

Lexo më Shumë

Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve sot u mbështet nga Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive. Deputeti Antonio Milloshoski vlerësoi se ligji çon drejt dygjuhësisë dhe federalizimit të shtetit dhe se është kundër Kushtetutës dhe do ta rrit mosbesimin mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Milloshoski theksoi se me sjelljen e këtij ligji do të ketë gjoba për gjykatësit, prokurorët, shkollat, universitetet dhe institucionet tjera që nuk e zbatojnë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Deputeti i pavarur Ferid Muhiq, tha se propozim-ligji është kushtetues dhe bazohet në amendamentin e 5 të Kushtetutës, i cili parasheh që gjuha që e flasin së paku 20…

Lexo më Shumë

Dy shtetas të Maqedonisë përfunduan në prangat e Policisë Kufitare të Qafë Thanës me akuzën e “trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, transmeton TCH. Gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin me të cilin udhëtonin, në valixhet e tyre, në dalje të kufirit shqiptar, iu gjetën 4 pako me një peshë totale prej 1 kilogramë e 150 gr lëndë narkotike e dyshuar të jetë hashash. Ndaj dy shtetasve të Maqedonisë u bë ndalimi në flagrancë dhe sekuestrimi i lëndës narkotike, ndërkohë që materialet i kaluan prokurorisë me akuzën e “trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Lexo më Shumë

Të hënën rreth orës 15 në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin Klinik të Tetovës është sjellë një 17 vjeçare nga Bogovina, nxënëse e shkollës së mesme. Ajo ka rënë nga autobusi në afërsi të Pompës së Benziës në fshatin Pallçisht dhe ka marrë lëndime në kokë. Pas marrjes së ndihmës së parë në Tetovë ajo është dërguar në Klinikat e Shkupit. Sipas të dhënave të para, vajza ka qenë duke udhëtuar me autobusin e kompanisë Bashkim Turs, që e ka drejtuar 49 vjeçari I.A nga fshati Tenovë, i cili pak kohë më vonë është paraqitur në Stacionin policor në Kamjan.…

Lexo më Shumë

Shfrytëzuesit nga rrugët “Viktor Igo”, “Mishko Mihajllovski”, “456”, SHF “Zlatan Sremac” si dhe disa pjesë të rrugëve “Emil Zola” dhe “Kiro Kërstevski” në komunën e Kisela Vodës nesër nga ora 8:30 deri në orën 16:00 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. Nga ora 9:00 deri në orën 10.00, pa energji elektrike do të jenë edhe shfrytëzuesit nga kanioni Matka, hoteli, kisha dhe qendra ekspozuese e EVN-s në komunën e Sarajit, ndërsa nga ora 9:00 deri në orën 11:00 shfrytëzuesit e rrugës “Enixhe Vardarsko” në komunën e Kisela Vodës. Në periudhën nga ora 9:00 deri në orën 12:00. pa…

Lexo më Shumë

13 September Propozim vendimi për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), të parashtruar nga deputetët Afrim Gashi, Tomisllav Tuntev dhe Ejup Alimi, sot do të jetë në rend dite të seancës së 15-të kuvendore. Në rend dite të kësaj seance është edhe Propozim ligji për përdorimin e gjuhëve, në lexim të parë. Ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor janë sjellë të hënën dhe me to parashikohet deri në zgjedhjet lokale të caktuara për më 15 tetor të miratohet përbërja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) me përbërjen e Kuvendit pas zgjedhjeve të…

Lexo më Shumë

Lëvizja Besa do të kandidojë me kandidatin të saj për qytetin e Shkupit. Shefi i kabinetit të Lëvizjes Besa, Faton Fazliu ka konfirmuar këtë lajm. “Lëvizja Besa do të kandidojë me kandidatin e saj për Qytetin e Shkupit”, është shprehur Fazliu për Zhurnal. I pyetur se me cilin kandidat do të kandidojë Besa në qytetin e Shkupit, ai nuk deshi të zbulojë emrin e kandidatit. Por sipas portalit Zhurnal dy emra përfliten për të parin e qytetit të Shkupit nga Lëvizja Besa. Ato janë Afrim Gashi dhe Bekim Sali.

Lexo më Shumë