Author: almakos

13 September Njëzet e dy parti politike që janë në koalicionin e kryesuar nga LSDM, sot nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunim në zgjedhjet lokale me moton “Jetë në Maqedoni për të gjithë”.Para liderëve të partive nënshkruese të Marrëveshjes, kryetari i partisë të LSDM Zoran Zaev tha se koalicioni vjet u paraqit së bashku në zgjedhjet parlamentare tani është zgjeruar edhe me parti të tjera, siç tha, vendosën që të përkrahë ndryshimet që sjellin jetë në Maqedoni. “Formuam koalicion parazgjedhor, të udhëhequr nga LSDM-ja, për zgjedhjet lokale. Dalim hapur, e dëgjojmë zërin e qytetarëve që zgjodhën bashkim, e jo ndarje”, tha lideri…

Lexo më Shumë

Shtatë anëtarë të familjes jetojnë në një dhomë kasolleje. Lagjështia dhe kushtet mizore vazhdojnë të jenë përditshmëri e familjes së Merso dhe Dashurije Ismailoski nga fshati Peshtallov i Komunës së Dollnenit. Kryefamiljarja Dashurie Ismailoska, thotë se varfëria ka bërë që ajo me bashkësortin dhe pesë fëmijët, të flejnë në një dhomë, ndërsa në pjesën tjetër të kasollës të ruajnë një lopë sa për të ushqyer fëmijët. Në këtë gjendje, të pesë fëmijët shkojnë edhe në shkollë. DASHURIJE ISMAILOVSKA, KRYEFAMILJARE “Shtatë anëtarë jemi dhe ne shtatë anëtarë në këtë dhomë siç e shihni hamë, pimë flejmë komplet. Nuk kemi me çka…

Lexo më Shumë

Ekonomia e Maqedonisë ka shënuar rënie në gjashtë muajt e parë të vitit, duke rrezikuar futjen e vendit në recesion. Rënia më e madhe është regjistruar në tremujorin e dytë, por rritje negative ka pasur edhe në tremujorin e parë. Qeveria e Maqedonisë i pranon këto të dhëna, por thuhet se masat që janë ndërmarrë kanë të bëjnë me grumbullimin e më shumë të ardhurave në buxhet. Kryeministri Zoran Zaev, ka thënë në një intervistë për mediat nacionale se gjatë kësaj periudhe tremujore të qeverisjes së tij nuk ka pasur reforma tatimore, pasi Qeveria, siç ka thënë ai, është fokusuar…

Lexo më Shumë

Për shkak të obligimeve partiake, shtyhet debati për Ligjin e Gjuhëve. Gjatë ndërprerjes së seancës plenare, kryeparlamentari Talat Xhaferi, tha se ky vendim merret për shkak të obligimeve të partive për të zgjedhur dhe dorëzuar në KSHZ kandidaturat për zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Seanca u ndërpre pikërisht në momentin që arriti pika e dytë e rendit të ditës, propozim ligji për përdorimin e gjuhëve. Seanca që në fillim u karakterizua me tensione, ndërhyrje procedurale të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe pauza të njëpasnjëshme. Kulmi u arrit në momentin kur i fundit Ilija Dimovski kërkoi pauzë një orë, por kryeparlamentari Talat…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi Srđan Darmanović ka thënë se për vendin e tij tema e demarkacionit është e mbyllur. Ai ka thënë se Podgorica beson në kapacitetin e institucioneve dhe se do të pres me durim zgjidhjen e kufirit me Kosovën. Gjatë një debati me titullin “Ora e qytetarëve”, Darmanović ka thënë se sa i përket demarkacionit ,Mali i Zi, nuk mund të ndikojë në asnjë vendim të Qeverisë së Kosovës, përfshirë edhe këtë të sotmen, shkruan Express. “Ne kemi raporte shumë të mira me Kosovën dhe s’kemi dyshim se kështu do të vazhdojë. Për Malin e…

Lexo më Shumë

Problemi i zyrtarizimit të emrave të shkollave është penguar dhe vazhdon të pengohet nga çështja politike. Më herët ish ministri i arsimit Pishtar Lutfiu ka thënë se kriza politike dhe formimi i Qeverisë se re ka lënë pezull përfundimin e riemërimit të shkollave, kryesisht shkollave që janë propozuar emra të figurave shqiptare. Por, edhe pas zgjedhjes së Qeverisë së re, ku edhe u shkarkua Lutfiu dhe në këtë institucion u emërua nga rradhët e LSDM-së, Renata Deskovska, nuk janë marrë masa, për të ndryshuar emrat e vjetër të shkollave, si në komunën e Çairit, në Shkup, Dibër, etj, shkruan Almakos.…

Lexo më Shumë

Për partitë politike shqiptare zgjedhjet lokale të 15 tetorit janë test për matjen e re të forcave pas zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar. Për arsye që rezultatet e zgjedhjeve parlamentare pothuajse dolën të barabarta, subjektet politike shqiptare dhe maqedonase kanë vendosur që në zgjedhjet e pushtetit lokal të nominojnë kandidat që i takojnë rangut të lartë partiak, me qëllim që të sigurojnë fitore në sa më tepër komuna, shkruan Almakos. Për Lëvizjen Besa pas zgjedhjeve parlamentare, “lokalet” do të jenë të parët dhe siç pohuan për Almakos, partia e Bilall Kasamit është e sigurt se do të…

Lexo më Shumë

13 September Kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski nuk ka lejuar Këshillin për përcaktimin e përgjegjësisë te një gjyqtari, për shqyrtimin e rasteve të Prokurorisë Speciale, “Fortesa” dhe “Target”. Nga ky organ u ankuan se edhe pse sot në ora 11 kan ardhur në gjykatë, policia gjyqësore nuk ju ka lejuar të hyjnë, me sqarimin se ndalesa ka ardhur direkt nga Vangellovski. Kreu i gjykatës ka kërkuar shpjegim, pse kërkohet qasje në dosjet e rastit, dhe vetëm pastaj do të vendosë nëse do ta lejojë atë, ose jo. Këshilli njoftoi për padi penale ndaj Vangellovskit, sepse janë parandaluar të hetojnë…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri  për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, realizoi sot një takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Federale të Gjermanisë, Tomas Gerberih. Zëvendëskryeministri Osmani, siç kumtoi SÇE, e përshëndeti interesimin e Gjermanisë si dhe mbështetjen e deritashme të Maqedonisë në përpjekjet që vendi të kthehet në rrugën euro- atlantike, me interes edhe për shumicën e qytetarëve. Osmani informoi Ambasadorin edhe për vizitën e tij të fundit në Berlin, duke theksuar se Gjermania u dëshmua partner strategjik i Republikës së Maqedonisë për t’u integruar në BE, në veçanti me mbështetje të drejtpërdrejtë financiare dhe teknike për institucionet nacionale. “Gjermaninë e konsiderojmë si…

Lexo më Shumë

13 September [embedded content] Në Kuvend është rritur tensioni për ligjin për përdorimin e gjuhëve. Deputetët e shumicës parlamentare kërkojnë miratimin e ligjit me yllin e Bashkimit Evropian për të përmbyllur edhe një pjesë nga Marrëveshja e Ohrit. Ndërkaq deputetët e opozitën të revoltuar kanë bllokuar foltoren duke kërkuar shtyerjen e miratimit të tij si dhe debat publik. [embedded content]

Lexo më Shumë

13 September Qeveria ka kërkuar nga telekomi i Maqedonisë t’i shkarkojë anëtarët aktual të këshillit të drejtorëve. Është marrë vendim për shkarkimin e Zharko llukovskit, Pançe Kralev, Nebojsha Stojakoviq, Aleksandar Stojkov dhe Vladimir Zdravev. Propozimet e reja në këshillin e drejtorëve janë; Goran Trajanovski që duhet të jetë drejtor i ri operativ, Sasho Velevski, Zamir Mehmeti, Divna Evtimofska, Aneta Simevska dhe Nazim Bushi.

Lexo më Shumë

Maqedonia mbështetet tek partnerët strategjik, veçanërisht tani që punojmë me qëllimin anëtarësimin në NATO, kështu u shpreh Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska pas takimit me komandantin e Gardës Kombëtare të Vermontit. Shekerinska shtoi se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është qëllimi i përbashkët sepse iu shërben të dy interesave kryesorë, stabilitetit të rajonit dhe sigurisë së qytetarëve. Gjenerali Krej vlerëson se partneriteti strategjik është benefit për të dyja vendet ndërkaq paralajmëroi vazhdim të aktiviteteve të përbashkëta në mbrojtje. Në takimet e Ministres Shekerinska dhe shefit të Shtabit të përgjithshëm, gjeneral-lejtnantit Veliçkovski me komandantin e Gardës Kombëtare të Vermontit, kanë vërtetuar…

Lexo më Shumë