Anëtari i KSHZ-së, Bedredin Ibrahimi revoltohet nga tentimi për ta shkarkuar nga posti. Pas vendimit të djeshëm të Kuvendit për shpalljen e konkursit për anëtar të ri në KSHZ, Ibrahimi i kërkoi llogari kryeparlamentarit Talat Xhaferit se çfarë ishte nevoja për të emëruar një anëtar të ri kur ende atij nuk i ka skaduar mandati. Ibrahimi e quajti vendimin antiligjor dhe të panevojshëm dhe kërkoi shfuqizimin e tij të menjëhershëm. Ibraimi e kujtoi Xhaferin se nuk ka të drejtë të bëjë ndryshime në Kodin Zgjedhor pa u konsultuar as me Qeverinë ose organet e tjera kompetente dhe e kritikoi për…
Author: almakos
Në Gjykatën e Lartë sot është shqyrtuar ankesa rreth dënimit të Xvonko Kostovskit nga DSK për rastin “Puç”. Ndërkohë, dy nga ankesat e dorëzuara për ngrirjen e pasurisë së VMRO-së nuk është shqyrtuar pasi kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë në rastin “Talir” për të cilin dy herë është kërkuar ngrirja e pasurisë së partisë opozitare, për shkak të arsyeve teknike është shtyrë për të hënën. Prokurorja Fetai deklaroi se në rastin me Xvonko Kostovski nuk ekziston vepra penale “spiunim”, për të cilën ai është gjykuar. Fetai tha se nuk mund dikush të dënohet për vjedhje, ndërsa të mos dihet kush…
Anëtari i PDSH-së në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Bedredin Ibrahimi, sot në konferencë për shtyp tha se tentimi për shkarkimin e tij nga KSHZ-ja është joligjor. Ai tha se deri tek kryetari i Kuvendit ka dorëzuar kërkesë që ta shfuqizojë vendimin për shpalljen e konkursit për emërim të anëtarit të ri në KSHZ, njofton Telegrafi Maqedoni. “Për ta sjellur vendimin kundërthënës, së pari duhet të sillet vendim për shkarkimin e anëtarit të KSHZ-së dhe më pas të shpallet konkurs për anëtarë të ri. Vendimi i djeshëm i Kuvendit është joligjor”, tha Ibrahimi. Ai shtoi se do të ankohet edhe…
Shumat marramendëse të fituara nga klikimet dhe nga shërbimet online për të reklamuar, i kanë inkurajuar të rinjtë e Velesit që të krijojnë ”fabrika” të lajmeve të rrejshme, që besohet se kanë ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Telegrafi edhe më herët ka shkruar për këtë fenomen që e vendosi Maqedoninë e vogël të Ballkanit, në krye të.ë hartës botërore. Facebook dhe Twitter kishin premtuar para disa muajve se do të luftojnë lajmet e rreme që mund të ndikojnë politikën globale para zgjedhjeve në çdo shtet. Por kush e ka drejtuar gishtin tani kah Velesi? CNN ka përgatitur një…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi realizoi takim me Delegacionin e Gardës Nacionale të Vermontit, të paraprirë nga gjeneral majori Stiven Krej. Gjatë takimit, siç citohet në njoftim, u përshëndet bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet pjesëtarëve të Armatës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë dhe Gardës Nacionale të Vermontit, i cili bashkëpunim zhvillohet nëpërmjet Programit partner prej vitit 1993 dhe në të cilin kanë marrë pjesë mbi 4500 pjesëtarë të MB dhe ARM në trajnime për përmbushjen e standardeve të NATO-s. Si veçanërisht i suksesshëm ishte vlerësuar misioni “Feniks 10” në Afganistan në vitin 2010,…
Komunat e Velesit, Koçanës dhe Ohrit në Maqedoni më 15 tetor, në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale do të mbajnë referendum kundër vendosjes së refugjatëve në komunat e tyre. Zhive Katranxhiev nga partia e VMRO-DMPNE-së në Veles, thotë se përkundër apeleve të tyre, qeveria nuk ka marrë në konsideratë kërkesën për anulimin e planeve për ndërtimin e banesave sociale për vendosjen e refugjatëve, për të cilat fare nuk janë pyetur qytetarët. “Këshilli i komunës së Velesit solli vendim që më 15 tetor të mbaj një referendum në nivel lokal me pyetjen: “A jeni për vendosjen e migrantëve në territorin…
Një veturë “Iveko” me targa të Kumanovës është djegur mbrëmë rreth orës 22:15, në pompën e benzinës në vendin “Strazhë”. Zjarri ka shpërthyer në momentin kur automjeti ka qenë përplot me derivate. Pas intervenimit të njësitit territorial zjarrfikës në Gostivar, zjarri është shuar. Ekspertizën në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i stacionit policor Gostivar. Po ndërmerren masa për konfirmim të arsyeve për shkaktimin e zjarrit.
Kuvendi publikoi konkursin për prokuror të ri të Republikës së Maqedonisë, i cili më parë ishte miratuar nga deputetët para një jave. Me shpalljen, që nga sot, rrjeth afati prej 15 ditësh për dorëzimin e kandidaturave në Këshillin e Prokurorëve Publik. Prokurori mund të jetë një jurist i diplomuar i cili është shtetas i Republikës së Maqedonisë, ka të dhënë provimin e jurisprudencës dhe ka përvojë pune prej së paku tetë vjetësh, me rezultate të dëshmuara në çështje juridike, po ashtu në këtë konkurs mund të kandidojnë edhe profesorët universitar të cilët ligjërojnë më shumë se 10 vite në ndonjë…
Seancë e re gjyqësore për rastin “Lagja e Trimave” duhet të vazhdojë sot me fjalën përfundimtare të mbrojtjes. Prokuroria në fjalën përfundimtare kërkoi dënim maksimal për të akuzuarit “, të cilët ngarkohen për veprën “terrorizëm” dhe “pjesëmarrje në grupe terroriste”.
Avokati Naser Raufi kundërshton akuzën e Prokurorisë Publike për rastin e Lagjes së Trimave me të cilën klientët e tij akuzohen si grup terrorist. Sipas tij, shumëçka në akuzë është kontestuese dhe e dyshimtë që nga provat e dala nga përgjimet dhe vendi i ngjarjes e deri tek deklaratat e dëshmitarëve të fshehur. Raufi dyshon edhe në likuidimin e liderëve të grupit Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj dhe po ashtu përmend përfshirjen e shërbimeve sekrete në inskenimin e rastit. Raufi kërkoi llogari nga Prokuroria dhe Gjykata përse një pjesë shumë e madhe e bisedave të përgjuara telefonike janë të prera…
Pak minuta pasi filloi Seanca plenare në Kuvend, ku mes tjerave në rend dite është pika për Përdorimin e Gjuhëve, grupi parlamentar i VMRO – DPMNE-së, përsëri kërkoi pauzë një-orëshe. Fillimisht kryeparlamentari Talat Xhaferi refuzoi këtë kërkesë të koordinatores së grupit parlamentar të VMRO – DPMNE-së Bllagica Llasovska,mirëpo pas disa minutave Xhaferi vendosi që kjo kërkesë është legjitime. Seanca plenare për Projekt-ligjin për Përdorimin e Gjuhëve është paraparë të vazhdojë në orën 12:15. /Almakos.com Blerim Ismaili
Partia Demokratike Shqiptare në mbledhjen e mbajtur mbrëmë ka vendosur që Bekim Fazliu të jetë kandidat i PDSH-së për kryetar të qytetit të Shkupit për zgjedhjet lokale të 15 Tetorit, kurse për bartës liste të këshilltarëve të qytetit të Shkupit është zgjedhur afaristi i njohur, Idriz Ajrullau. Bekim Fazliu njihet si deputeti më i zëshëm shqiptar në dy mandatet e fundit të Parlamentit. Ai gjithashtu në të kaluarën ka qenë edhe kryetar i komunës së Sarajit, si dhe një periudhë këshilltar në qytetin e Shkupit.

