Author: almakos

Një person ka humbur jetën, tre janë lënduar më rëndë, ndërsa tetë më lehtë në 13 aksidente rrugore që gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Aksidenti rrugor në të cilin ka humbur jetën një person ka ndodhur dje në orën 22:45 minuta në autostradën “Aleksandar Makedonski” në drejtim nga Shkupi në drejtim të Velesit në afërsi të vendit të quajtur “Rajko Zhinzifov”. Në të kanë marrë pjesë një automjet udhëtimi “Mercedes” me targa serbe, i drejtuar nga një qytetar i Republikë së Serbisë dhe një këmbësor nga Koçani, i lindur në vitin 1987. Këmbësori në aksidentin ka…

Lexo më Shumë

Të martën pasdite rreth orës 18 e 30 minuta, në rrugën e Ilindenit në Tetovë, ka ndodhur aksident trafiku ku kanë marrë pjesë veturë e tipit BMË me targa të Tetovës e drejtuar nga 24 vjeçai L.S nga fshati Poroj, motoçikletë e tipit Silverston poashtu me targa të Tetovës, që e ka drejtuar 21 vjeçari B.L dhe një veturë e parkuar Audi me targa të Tetovës pronë e 39 vjeçarit F.A nga Bogovina. Në aksident motoçiklisti nga Bogovina ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës ku pas marrjes së ndihmës së parë është lëshuar për…

Lexo më Shumë

Kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në një interviste ekskluzive për arbresh.info thotë se zyrtarizimi i shqipes së shpejti do të marrë edhe mbështetjen e Kuvendit të Maqedonisë, përkundër pakënaqësive të opozitës. Ai thotë se cështjë imediate është edhe regjistrimi i popullsisë në Maqedoni. “Ka nevojë për përmirësim të asaj çka janë qasja për regjistrim, përfshirja për regjistrim, dhe rezultatet e fundit të jenë të pranueshme për të gjithë,” deklaron Xhaferi. Në këtë interviste ai tregon se cilat do të jenë efektet e para apo të menjëhershme të projektligjit për përdorimin e gjuhëve, dhe në një periudhë më të…

Lexo më Shumë

Maqedonia shpreson se ka bërë mjaftueshëm që ta bind BE-në t’i fillojë negociatat inkuadruese në momentin kur tashmë 25 vjet po vazhdon kontesti me Greqinë, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov. Në deklaratën për “Reuters”, ai thotë se Greqia nuk e ka pranuar menjëherë propozimin e muajit të kaluar të Maqedonisë, ky shtet ta përdorë emrin Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë në trupat e tjerë ndërkombëtarë. “Nëse realizojmë mjaftueshëm në kuptim të reformave, shpresojmë se do ta arrijmë stadiumin për negociata për anëtarësim në BE dhe njëkohësisht do të arrijmë marrëveshje për çështjen për emrin”, deklaroi Dimitrov.…

Lexo më Shumë

Qendra për Analiza Ekonomike (QAE) nga Shkupi në bashkëpunim me Qendrën për Studime Evropiane për Politika (Center for European Policy Studies – CEPS) nga Brukseli sot dhe nesër organizon konferencë ndërkombëtare me temë “Sundimi i së drejtës – Ku po lëvizim?”. Organizatorët paralajmërojnë se ngjarja do t’i mbledh përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare relevante, bashkësinë shkencore, organizata, sektorin civil, si dhe ata të cilët krijojnë politikat, me qëllim të konfirmimit të gjendjes për atë deri ku jemi sot me sundimin e së drejtës në Evropë dhe në cilin drejtim po lëvizim. “Këto çështje do të diskutohen në fushën e së drejtës,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev në emisionin e TV 24 deklaroi se ai dhe ekipi i tij intensivisht punojnë të bindin gigantët e teknologjisë Google dhe Facebook të hapin qendra në Maqedoni. “Për momentin më tepër flasim për informatikën dhe teknologjinë, në pjesën e tatimeve të të ardhurave Maqedonia në nivel vjetor fiton mes 10 dhe 17 milion euro. Kjo nuk është asgjë. Drejtpërsëdrejti punoj që të tërheq Facebook dhe Google të investojnë në hapjen e qendrave në Maqedoni, për shkak se ata në Zvicër dhe Dablin paguajnë tatime prej 23 % respektivisht 19%. Malta ka ofertë prej 4,3%, ndërsa ofertën të…

Lexo më Shumë

SHBA-ja dëshiron të bashkëpunojë me Bashkimin Evropian në realizimin e ambicieve euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, deklaroi mbrëmë nënkryetari amerikan, Majkëll Pens në një bisedë telefonike me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Federika Mogerini.Siç kumtoi Shtëpia e Bardhë, në bisedë Pens ka theksuar edhe se SHBA-ja planifikon që të gjitha aktivitetet e mëtejme të saj rreth Koresë së Veriut t’i zbatojë në koordinim me BE-në.“SHBA-ja dëshiron që të gjitha hapat e ardhshme t’i koordinojë me aleatët dhe partnerët”, potencoi Pens.

Lexo më Shumë

Bilall Kasami tha se BESA synon të kalojë në raundin e dytë në të gjitha komunat. Në katër komuna ai tha se partia e tij është fitues dhe në katër janë në epërsi. Ai shtoi se BESA nuk do të lejojë më që t’i vidhen votat kësaj partie. “Ne tani më jemi pjesë e gjithë vendvotimeve me komisonerët tanë dhe nuk do të lejojmë që asnjë votë e Lëvizjes BESA të vidhet. Vlerësojmë se në të gjitha komunat që garojmë do të jemi fitues. Së paku do të shkojmë në raundin e dytë. Kalkulimet me partitë tjera do t’i bëjmë…

Lexo më Shumë

Shqiptarët edhe në këto zgjedhje lokale do ta mbështesin partinë e kryeministrit Zoran Zaev, ka thënë ish deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti në emisionin Top Tema. Ajo, ka theksuar se me ndryshimin e pushtetit është hapur debati në Parlamentin e Maqedonisë dhe qytetarët tashmë janë të lirë të bëjnë vlerësime reale dhe të drejta. Lidhur me anketën e fundit dhe besimin që popullata shqiptare i jep kryeministrit Zoran Zaev, ajo thekson se kjo është pasojë e humbjes së besimit tek blloku shqiptarë dhe qasjes së gabuar ndaj shqiptarëve të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Kjo deklaratë vjen vetëm një ditë pasi vëllai…

Lexo më Shumë

14 September Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për çështje evropiane, ekonomike dhe për kulturë.Në Komisionin kuvendor për çështje evropiane është caktuar debat publik me temë “Organizatat rinore si pjesë e procesit të Berlinit”. Në komisionin për çështje ekonomike në rend dite është Propozimi i ligjit për tregti në tregje të gjelbra, me procedurë të shkurtuar – leximi i dytë, i shtruar nga Ejup Alimi, Petre Shilegov, Vesel Memedi dhe Artan Grubi. Komisioni për kulturë në seancë ka tri pika në rendin e ditës – Propozim ligjin për shfuqizimin Ligjit për artistin e kombit…

Lexo më Shumë

Organizata Joqeveritare “Youth Empwerment Platform” edhe këtë vit po e realizon projketin Tech Up. Sivjet projekti ka nisur me risi. Do të hapet një kurs gjatë të cilit do të krijohen faqe interneti profesionale për kompanitë dhe organizatat. Projekti financohet nga USAID, ndërsa harxhimet për krijimin e faqeve mbulohen nga Komuna e Gostivarit. Kursi ndahet në dy semestre. Një semestër zgjtë tetë javë, ndërsa ka nga dy orë në javë. Ky projekt përfshinë njohuri në worpress si dhe njohuri të ndryshme në teknologjitë për të krijuar web-faqe moderne për këto organizata dhe kompani.

Lexo më Shumë

13 September Në mbledhjen e sontme të këshillit drejtues të PDSH-së u zgjodh shtabi qendror i partisë, kurse Orhan Ibraimi u emërua si shef i përgjithshëm i shtabit qendror të PDSH-së për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 Tetor. PDSH në këto zgjedhje do të garojë me moton “VETËM DREJT”.

Lexo më Shumë