Zgjidhja e problemit të deponive në rajonin perëndimor nuk është në planprogramin qevritar, pasi komunat rurale nuk kanë aplikuar që të shfrytëzojnë resurset e fondeve IPA. Kështu mendon kyetari i lëvizjes qytetare “Eko Guerila”, Arianit Xhaferi, pasi një ditë më parë Qeveria përmes fondeve IPA 2 vendosi që të formojë qendrën për menaxhim me mbeturina në Sveti Nikollë, duke zgjdhur kështu problemin me mbeturinat për rajonin lindor dhe verilindor të Maqedonisë. Xhaferi thotë se ata nga takimet dhe bisedat e vazhdueshme me përfaqësues të Ministrisë së Ekologjisë ka rezultuar që komuna e Tetovës, është ajo që nuk ka aplikuar për…
Author: almakos
Që nga marrja e mandatit si anëtar i KSHZ-së e deri në dorëzimin e këtij posti, Bedredin Ibrahimin e kanë shoqëruar zënkat me gazetarët, edhe atë kryesisht me mediat shqiptare. Pavarësisht se Ibrahimi përfaqëson Partinë Demokratike Shqiptare në kolltukun e KSHZ-së, ai edhe sot refuzoi të jep deklaratën në gjuhën shqipe. Gjatë paraqitjes së sotme ku Ibrahimi shprehi pakënaqësi për vendimin e djeshëm të Kuvendit përmes së cilit është shpallur konkurs për zëvendësimin e tij në KSHZ me një anëtar të Lëvizjes Besa, Ibrahimi akuzoi mediat shqiptare për mos-respekt dhe për neglizhencë ndaj tij. Megjithatë Alsat ka tentuar disa herë…
Partia opozitare maqedonase VMRO – DPMNE ka shpallur emrat e kandidatëve që do të garojnë për pozitat e kryetarë komunash në zgjedhjet e 15 tetorit. Në listën e VMRO – DPMNE-së ka dhe emra të kandidatëve shqiptarë që do të garojnë në Çari, Strugë dhe në Mavrovë. Siç bëri publike VMRO – DPMNE, Nermin Telovska do të garon në Çair, Sead Sokalovski në Mavrovë-Rostush dhe kryetari i degës së VMRO – DPMNE-së në Mavrovë Alim Bilalli do të garojë pikërisht për komunën në fjalë./ Almakos
Për nesër është caktuar ankandi i tretë për furnizimin e shiritave transportues të gomës për nevojat e REK Bitolla. Ky tender hyri në fokusin e opinionit pasi që ndërmarrja Feroinvest,e cila është në pronësi të pjesërishme të zv/kryeministrit Koço Angjushev u bë një nga konkuretët kryesor për të marrë biznesin me vlerë prej 2.5 milion euro. Nga Feroinvest mbeten në qëndrimin që të marrin pjesë në thirrjen publike përkundër reagimeve në opinion se “i vjen era” konflikt interesash. Sipas Angjushevit situata është e pasur. Kryeministri Zaev nga ana tjetër sot u bëri thirrje mediave që ta ndjekin këtë rast deri…
Akuzave të VMRO-DPMNE-së se Ligji për Gjuhët është në kundërshtim me Kushtetutën dhe bëhet keqpërdorimi i flamurit të BE-së, u doli zot edhe deputeti i BDI-së Branko Manajllovski. Sipas tij, problemi nuk është gjuha, por urrejtja nacionale. BRANKO MANAJLLOVSKI, DEPUTET I BDI-SË “Problemi është ky, edhe tek shqiptarët edhe tek maqedonasit ka shumë urrejtje nacionale. Unë këtë e di më së mirë se të gjithë sepse thash që jamë shqiptarë a jamë rritur si maqedonas, dhe e pashë se çdo të thotë aajo urrejtje nacionale. Të gjithë ju këtu, kur do të hapni zemrën do të shoh se jeni maqedonas…
14 September Cili është vizioni i partive politike shqiptare mbi pushtetin vendor, çfarë komunash do të kemi, si janë projektuar në programet parazgjedhore.Sonte të ftuarit e gazetares Arta Tahiri në “Rruga drejt…” janë: Xhemail Elmazi, nga Bashkimi Demokratik për IntegrimFadil Zendeli nga Lëvizja BESAElmi Aziri, shef i shtabit zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët [embedded content]
14 September Në mesnatë skadon afati ligjor për dorëzimin e listave të kandidatëve të partive politike për kryetarë komunash dhe anëtarë të këshillave komunal. Komisionet zgjedhore komunale në afat prej 48 orësh nga pranimi i listës së kandidatëve duhet të vlerësojë nëse lista është dorëzuar në përputhje me afatin e paraparë me Kodin Zgjedhor. Listat të cilat do të dorëzohen pas skadimit të afatit ose që do të kenë parregullsi të cilat nuk janë përmirësuar, do të hidhen poshtë. Nga ana tjetër partitë politike vazhdojnë të zyrtarizojnë edhe kandidaturat e fundit, por një pjesë e tyre ende nuk ka publikuar…
Prokuroria Speciale Publike kumtoi se deri më sot nuk kanë informacione nëse 17 aktakuzat që janë ngritur në fund të qershorit, janë pranuar, ose jo. Akoma nuk ka përgjigje nga Gjykata Penale. Ekipi i Katica Janevës, në ditën e skadimit të mandatit të tyre, ngriti 17 aktakuza për 18 lëndë, kundër 84 personave. PSP në aktakuza kërkoi paraburgim për 18 persona, mes të cilëve edhe për udhëheqësit e VMRO-DPMNE-së, si dhe për disa ish funksionarë të lartë të DSK-së. Ndërkaq, paraburgim u shqiptua vetëm për ish agjentët Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, të cilët u arratisën, kurse për të akuzuarit…
Vihet gurthemeli i kompleksit të xhamisë në lagjen Fushë Topanë në Shkup. Të pranishëm ishin kreu i BFI-së, përfaqësues të Dinajetit të Republikës së Turqisë si dhe të ambasadës turke. Kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi tha se më në fund filloi realizimi i projektit të shumëpritur, duke e quajtur gurëthemelin si festë për të gjithë muslimanët. Ai po ashtu theksoi se muslimanët kanë qenë çdo herë të pranishëm në këto troje dhe nuk janë ardhacakë. Ky objekt do të ketë qendrën edukativo-shkencore ku do të ofrohen mundësinë e studimit, me ligjërata nga teologë të njohur vendas dhe të huaj. Për…
VMRO-DPMNE sot i publikoi emrat e kandidatëve për kryetar komune që do të garojnë në zgjehdjet lokale, përcjell Aktuale.mk. Në Cair do të garojë Nermin Talovska; në Strugë Seat Selakovski, në Gjevgjeli Ivan Frangov, në Ohër Mitko Tilev, Mavrove- Alim Bilalo. Johan Tarcullovski do të garojë në komunën e Kisella Vodës. Në mesin e 38 komunave për Butel do të kandidojë Darko Kostovski.
14 September Kuvendi hapi debatin e përgjithshëm në seancë plenare për Ligjin e gjuhës shqipe megjithatë diskutimet akoma vijojnë mbi binaret e ditëve të kaluara. Opozita vlerëson se në propozim Ligjin për gjuhën shqipe, mbi 90% e neneve janë kundër-kushtetuese dhe akuzon BDI-në se me këtë ligj po tenton të mbuloj aferat e saja korruptive. Për dallim nga ditët tjera, sot deputetët e shumicës parlamentare replikuan me deputetët opozitar. Tomisllav Tuntev i LSDM-së, theksoi se flamuri Evropian në ligj nuk është vendosur nga deputetët por nga Qeveria. Branko Manajllovski nga BDI-ja, ironizoi me përmbajtjen e deklaratave të deputetëve opozitar dhe…
Ish-Kryetari i Gjykatës Themelore Shkupi 1, Vlladimir Pançevski ka kryer mobing ndaj një punonjësi. Gjykata nuk njoftoi për dënimin e caktuar. Me aktgjykimin e sotëm në fakt Gjykata Themelore Shkup 2 e miratoi ankesën e ish-shefit të departamentit për burime njerëzore në Shkup Goran Stamenkovski. Ai disa muaj më parë ngriti një padi civile kundër Pançevskit për torturë psikologjike në vendin e punës. Arsyetimi ishte se në pozitën e Kryetarit të Gjykatës, kohë të gjatë e ka ulur në pozita, e ka dënuar dhe ka kërkuar që të përmbush norma që nuk ekzistojnë në praktikën gjyqësore. Pas këtij aktgjykimi Stamenkovski…

