Zgjidhja e problemit të deponive në rajonin perëndimor nuk është në planprogramin qevritar, pasi komunat rurale nuk kanë aplikuar që të shfrytëzojnë resurset e fondeve IPA. Kështu mendon kyetari i lëvizjes qytetare “Eko Guerila”, Arianit Xhaferi, pasi një ditë më parë Qeveria përmes fondeve IPA 2 vendosi që të formojë qendrën për menaxhim me mbeturina në Sveti Nikollë, duke zgjdhur kështu problemin me mbeturinat për rajonin lindor dhe verilindor të Maqedonisë.
Xhaferi thotë se ata nga takimet dhe bisedat e vazhdueshme me përfaqësues të Ministrisë së Ekologjisë ka rezultuar që komuna e Tetovës, është ajo që nuk ka aplikuar për t’i shfrytëzuar fondet IPA dhe për të zgidhur njëher e pergjithmonë problemin me deponinë në qytetin e Tetovës.
Për ta konfirmuar këtë kontaktuam edhe Ministrin e Ekologjisë, por deri në këto momente nuk kemi marrë asnjë përgjigje prej tyre.
Dje, Qeveria përmes fondeve IPA ndau rreth 1 milion euro për mbështetje teknike për krijimin e sistemit për menaxhim me mbturina në rajonin lindor dhe verilindor. Po ashu pas tre vitesh kanë në planprogram të ndërtojnë qendra të këtilla edhe në 4 lokacione të tjera, por as këtu nuk është i përfshirë rajoni perendimor.

