Ish-Kryetari i Gjykatës Themelore Shkupi 1, Vlladimir Pançevski ka kryer mobing ndaj një punonjësi. Gjykata nuk njoftoi për dënimin e caktuar. Me aktgjykimin e sotëm në fakt Gjykata Themelore Shkup 2 e miratoi ankesën e ish-shefit të departamentit për burime njerëzore në Shkup Goran Stamenkovski. Ai disa muaj më parë ngriti një padi civile kundër Pançevskit për torturë psikologjike në vendin e punës. Arsyetimi ishte se në pozitën e Kryetarit të Gjykatës, kohë të gjatë e ka ulur në pozita, e ka dënuar dhe ka kërkuar që të përmbush norma që nuk ekzistojnë në praktikën gjyqësore. Pas këtij aktgjykimi Stamenkovski tani ka një opsion që në procedurë të veçantë të kërkojë zhdëmtim në para. Ky është aktgjykimi i parë për mobing ndaj kryetarit të gjykatës në Maqedoni, por jo edhe padia e parë kundër Pançevskit. I njëjti punonjës në gjykatë deri më tani ka ngritur edhe dy padi penale kundër Pançevskit edhe atë për torturë në zyrë dhe shkelje të barazisë. Më parë, edhe të punësuar të tjerë në Gjykatën themelore kanë ngritur akuza kundër Pançevskit, për shkak të shpalljes së konkursit të brendshëm për avancimin e një nëpunësi gjyqësor. Përveç kësaj, Pançevski fitoi kallëzim penal nga gjykatësi Ivan Xholev për ndikim ndaj një gjyqtari për të ndërmarrë veprimtari të paligjshme. Ndaj kësaj Pançevski u përgjigj gjithashtu me padi penale për raportim të rrejshëm. Ish kryetari i Gjykatës së Shkupit gjithashtu fitoi një kallëzim penal nga komuna Qendër, shkaku i ndërtimit të paligjshëm të dy kateve në një ndërtese në qendër të Shkupit. Pançevski dhe familja e tij vetë kanë vepruar ndaj vendimit të komunës së Qendrës dhe filluan ti prishin katet e paligjshme. Vlladimir Pançevski tashmë një vit nuk është kryetar i gjykatës, por ka konkurruar përsëri për të njëjtën pozitë.
Alsat-M

