Për nesër është caktuar ankandi i tretë për furnizimin e shiritave transportues të gomës për nevojat e REK Bitolla. Ky tender hyri në fokusin e opinionit pasi që ndërmarrja Feroinvest,e cila është në pronësi të pjesërishme të zv/kryeministrit Koço Angjushev u bë një nga konkuretët kryesor për të marrë biznesin me vlerë prej 2.5 milion euro. Nga Feroinvest mbeten në qëndrimin që të marrin pjesë në thirrjen publike përkundër reagimeve në opinion se “i vjen era” konflikt interesash. Sipas Angjushevit situata është e pasur. Kryeministri Zaev nga ana tjetër sot u bëri thirrje mediave që ta ndjekin këtë rast deri në fund.
Ekzistojnë ligje në RM prej të cilave jam i bindur se nuk do të shkelet asnjëri, por kjo nuk mjafton. Sjellja etike gjithashtu është e rëndësishme. E di se nesër do të ndodhë ankandi publik i tenderit në ELEM. Ndiqeni me kujdes atë që do të ndodhë, me zgjuarsi, meqë nuk është me rëndësi vetëm pjesa ligjore, është me rëndësi edhe pjesa etike- deklaroi kryeministëri Zoran Zaev.

