Vihet gurthemeli i kompleksit të xhamisë në lagjen Fushë Topanë në Shkup. Të pranishëm ishin kreu i BFI-së, përfaqësues të Dinajetit të Republikës së Turqisë si dhe të ambasadës turke.
Kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi tha se më në fund filloi realizimi i projektit të shumëpritur, duke e quajtur gurëthemelin si festë për të gjithë muslimanët. Ai po ashtu theksoi se muslimanët kanë qenë çdo herë të pranishëm në këto troje dhe nuk janë ardhacakë.
Ky objekt do të ketë qendrën edukativo-shkencore ku do të ofrohen mundësinë e studimit, me ligjërata nga teologë të njohur vendas dhe të huaj.
Për këtë qëllim, qendra do të ketë amfiteatër dhe hapësirë për lexim, ku besimtarët dhe studentët e teologjisë do të mund të zhvillojnë njohuritë e tyre në Islam.

