Akuzave të VMRO-DPMNE-së se Ligji për Gjuhët është në kundërshtim me Kushtetutën dhe bëhet keqpërdorimi i flamurit të BE-së, u doli zot edhe deputeti i BDI-së Branko Manajllovski. Sipas tij, problemi nuk është gjuha, por urrejtja nacionale.
BRANKO MANAJLLOVSKI, DEPUTET I BDI-SË
“Problemi është ky, edhe tek shqiptarët edhe tek maqedonasit ka shumë urrejtje nacionale. Unë këtë e di më së mirë se të gjithë sepse thash që jamë shqiptarë a jamë rritur si maqedonas, dhe e pashë se çdo të thotë aajo urrejtje nacionale. Të gjithë ju këtu, kur do të hapni zemrën do të shoh se jeni maqedonas të mëdhej ose shqiptar të mëdhej, por nuk jeni realistë”
Por, kundërpërgjigjja e deputetit të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski ishte se problemi kryesor i urrejtjes nacionale është krimi i BDI-së.
ILIJA DIMOVSKI, DEPUTET I VMRO-DPMNE-SË
“Urrejtje nacionale është t’i lësh qytetarët e Tetovës të thithin ajër kancerogjen, ndërsa këtë e bënte BDI, urrejtje nacionale është që t’i lësh banorët e Haraçinës pa kanalizim në shekullin 21, këtë e bënte BDI, urrejtje nacionale është të mos ndërtosh ujësjellës në Tetovë ndërsa të kesh para nga buxheti, këtë e bënte BDI, urrejtje nacionale është që për çdo punësim të bashkëqytetarit tonë shqiptar përmes MO-së të kërkosh 5 mijë euro, këtë e bënte BDI”
Në fjalimin e tij, deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov, tha se janë të rrejshme tezat e VMRO-DPMNE-së se ligji për gjuhët do të përdoret në gjithë shtetin.
PETRE SHILEGOV, LSDM
“Është e rrejshme ajo tezë, askush askënd nuk do ta detyrojë të flasë në gjuhën të cilën nuk ke amëtare, me këtë ligj askush askënd nuk do ta dënojë për shkak se përveç gjuhës amëtare nuk njeh gjuhë tjetër, në këtë rast gjuhën shqipe, në Vinicë, Berovë, Pehçevë, Delëlçevë, Strumicë, Prilep, Manastir, kudoqoftë. Askush nuk do të jetë i obliguar, luajmë me punën më sensitive, me ndjenjat nacionale”
Për dallim prej dje kur VMRO-DPMNE vazhdimisht kërkonte pauza të seancs plenare që të mos diskutohet përligjin për gjuhën, ata sot kërkuan vetëm një pausë dhe më pas, me qëndrimin se ky ligj është vendosur në mënyrë të padrejtë në rend dite, u paraqitën për të diskutuar.

