Author: almakos

Ambasadori i Francës,  Kristian Timonie, ka qëndruar sot në Tetovë ku ka realizuar takime me drejtuesit dhe kandidatët e Lëvizjes BESA dhe PDSH-së për kryetarë në këtë komunë. Në takimin me kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, siç njoftuan nga kjo parti, është biseduar për zgjedhjet lokale, mbarëvajtjen e tyre dhe kontributin që Lëvizja BESA do të jep për realizimin e një fushate pozitive dhe zgjedhje të lira, fer dhe demokratike. Asaf Ademi, Lëvizja BESA“Kryetari Kasami informoi ambasadorin lidhur me përgaditjet e Lëvizjes Besa për zgjedhjet e ardhshme lokale, strukturimin tonë dhe planprogramet që kryetarët e ardhshëm nën udhëheqjen e…

Lexo më Shumë

Kryetarët e komunave në Maqedoni, e kanë të hapur derën për qytetarët Kryetari i komunës në suaza të kompetencave të veta inicion dhe propozon miratimin e dispozitave në kompetencë të Këshillit të Komunës; Siguron kryerjen e punëve të përcjella nga organet e administratës shtetërore; propozon buxhetin vjetor dhe llogarinë vjetore të buxhetit të Komunës; e realizon buxhetin e Komunës; vendos për punë administrative për të drejtat, detyrimet dhe interesat e personave juridikë dhe fizikë ,në pajtim me ligjin; udhëheq me administratën komunale; harton rregullore për sistematizimin e vendeve të punës të administratës komunale; vendos për punësimin, të drejtat, detyrimet dhe…

Lexo më Shumë

Qendra për Analiza Ekonomike (QAE) nga Shkupi në bashkëpunim me Qendrën për Studime Evropiane për Politika (Center for European Policy Studies – CEPS) nga Brukseli organizoi konferencë ndërkombëtare me temë “Sundimi i së drejtës – Ku po lëvizim?”. Nga QAE thonë se kjo konferencë bëhet me qëllim të konfirmimit të gjendjes për atë deri ku jemi sot me sundimin e së drejtës në Evropë dhe në cilin drejtim po lëvizim. “Këto çështje po diskutohen në fushën e së drejtës, sigurisë dhe ekonomisë në disa panele ekspertësh, sesione plenare dhe ligjërata hyrëse. Veçanërisht vëmendje i përkushtohet në gjendjen në Evropën Qendrore…

Lexo më Shumë

Përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, sektori joqeveritar, vetëqeverisja lokale, organizatat ndërkombëtare dhe ndërmjetës shëndetësor romë u takuan sot që t’i shqyrtojnë modelet për punë të mëtejshme të ndërmjetësve dhe inkuadrimin e tyre në sistemin politik. Ata, siç njoftuan nga UNICEF-i, i kanë shqyrtuar rekomandimet nga evaluimi i punës së ndërmjetësve shëndetësor romë të cilin e përgatiti kjo organizatë ndërkombëtare dhe vendimet e mundshme që ndërmjetësit të bëhen pjesë e sistemit shëndetësor. “Ndërmjetësit shëndetësor romë punojnë drejtpërdrejt në terren në bashkësitë rome që t’u ndihmojnë familjeve, posaçërisht të atyre që janë në pozitë më të vështirë, t’i marrin shërbimet shëndetësore dhe…

Lexo më Shumë

Qeveria e Serbisë do të ofrojë garanci për lirimin e përkohshëm të të akuzuarit për krime lufte nga Tribunali i Hagës, Ratko Mlladiq, për shkak të nevojave shëndetësore, ka thënë ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Serbisë, Nella Kuburoviq. “Lirimi është kërkesë e familjes dhe avokatit të gjeneralit Mlladiq. Ministria e Drejtësisë i ka nisur procedurat, sipas të cilave, Mlladiq do të lirohej përkohësisht për mjekim të mëtutjeshëm në Serbi”, ka thënë Kuburoviq. Ajo ka thënë po ashtu se dhënia e garancive për Mlladiqin së shpejti do të vihet në rend dite në Qeverinë e Serbisë. Mlladiq është akuzuar nga…

Lexo më Shumë

Edhe në përbërjen e re qeveritare, dyert e njësitit special të ARM-së “Ujqit” vazhdojnë të jenë të mbyllura për shqiptarët. Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, arsyeton  se për shkak të periudhës specifike, punësimet e reja në mënyrë absolute janë të ndaluara në cilën do përbërje, qoftë ajo e armatës ose ajo civile. RADMILLA SHEKERINSKA, MINISTRE E MBROJTJES “Kjo periudhë e dini se është specifike, në këtë periudhë në mënyrë absolute janë të ndaluara çfarëdo qofshin punësime të reja dhe për këto arsye as në përbërjen e armatës, as në përbërjen civile nuk ka punësime të reja. Vetëm ushtarët profesionist të…

Lexo më Shumë

14 September Në Kuvend sapo ka përfunduar për sot debati mbi ligjin e gjuhës. Debati u mbyll edhe sot pa arritur në ndonjë rezultat konkret përveç, akuuzave dhe kundër akuzave të mazhorancës dhe opozitës. Mbyllja e parakohshme e debatit të sotëm u bë për shkak të obligimeve partiake të të gjitha forcave politike në kuadër të zgjedhjeve lokale të 15 tetorit. [embedded content]

Lexo më Shumë

LSDM dhe BDI janë në bisedime për koalicion parazgjedhor, me të cilën parashihet që në disa komuna dy partitë të mbështesin kandidatët e njëra tjetrës. Lajmi për zhvillimin e këtyre bisedimeve ka shkaktuar reagime në opinion, pasi LSDM në komunat e dominuara me shqiptarë mbështet një subjekt për të cilin deri dje kishte akuzuar se janë të korruptuar, kriminalizuar dhe fajtorë për gjendjen në të cilën ndodhet vendi dhe qytetarët. ZORAN ZAEV, KRYETAR I LSDM-SË (16.06.2016) “Vazhdojmë që edhe konkretisht ta shpalosim fytyrën e vërtetë të kryesisë së BDI-së. Është e qartë përgjegjësia e tyre për situatën e tmerrshme në…

Lexo më Shumë

Edhe në ditën e dytë të debatit të përgjithshëm mbi Projektligjin për Përdorimin e Gjuhëve nuk munguan polemikat mes kryeparlamentarit Talat Xhaferi me grupin parlamentar të VMRO – DPMNE-së. Në fillim të seancës plenare njejt si dje, deputetët e opozitës maqedonase kërkuan pauzë një-orëshe dhe kjo kërkesë minutat e para nuk u pranua nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Pas pauzës emocionet e deputetëve u qetësuan dhe debati u zhvillua në rrjedhën e replikave dhe kundër-replikave në veçanti mes pozitës dhe opozitës maqedonase. Fillimisht deputeti i VMRO – DPMNE, Ilija Dimovski sulmoi Bashkimin Demokratik për Integrim duke thënë se integristët…

Lexo më Shumë

Afati për parashtrimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale 2017 përfundon sot në mesnatë. Deri te komisionet zgjedhore komunale prej para disa ditëve, grupe votuesish kanë filluar t’i dorëzojnë listat e kandidatëve, ndërsa partitë politike pjesën më të madhë të kandidatëve tanimë e kanë zyrtarizuar dhe publikuar për opinionin. Por, ky proces duket që shkon me shumë vështirësi në BDI-në e Tetovës. Deri në çastet e fundit kjo parti ende nuk ka marrë vendim se me kë do të garojë për ulësen e parë në Komunën e Tetovës. Jozyrtarisht njoftohet se pretendente kryesore mbetet kryetarja aktuale Teuta Arifi, por…

Lexo më Shumë

Avokati Naser Raufi dyshon në përgjimet e prokurorisë dhe provat e mledhura nga Lagja e Trimave se janë produkt i një AAskenari që qëllimisht kanë dashur ta paraqesin shërbimet sekrete. Ai siguron se shumë prej bisedave të përgjuara janë nxjerrë prej konteksti, disa janë ndërprerë në gjysmë, dhe disa janë hequr tërësisht nga lista e provave, dhe dyshon se pikërisht këto manovra janë bërë për të fshehur të vërtetën e rastit “Kumanova”.  Raufi zbuloi në gjykatë se ekziston një person i vrarë në Lagjen e Trimave që nuk e njeh askush nga grupi i armatosur dhe kjo është edhe një…

Lexo më Shumë

Zgjidhja e problemit të deponive në rajonin perëndimor nuk është në planprogramin qevritar, pasi komunat rurale nuk kanë aplikuar që të shfrytëzojnë resurset e fondeve IPA. Kështu mendon kyetari i lëvizjes qytetare “Eko Guerila”, Arianit Xhaferi, pasi një ditë më parë Qeveria përmes fondeve IPA 2 vendosi që të formojë qendrën për menaxhim me mbeturina në Sveti Nikollë, duke zgjdhur kështu problemin me mbeturinat për rajonin lindor dhe verilindor të Maqedonisë. Xhaferi thotë se ata nga takimet dhe bisedat e vazhdueshme me përfaqësues të Ministrisë së Ekologjisë ka rezultuar që komuna e Tetovës, është ajo që nuk ka aplikuar për…

Lexo më Shumë