Kryetarët e komunave në Maqedoni, e kanë të hapur derën për qytetarët
Kryetari i komunës në suaza të kompetencave të veta inicion dhe propozon miratimin e dispozitave në kompetencë të Këshillit të Komunës; Siguron kryerjen e punëve të përcjella nga organet e administratës shtetërore; propozon buxhetin vjetor dhe llogarinë vjetore të buxhetit të Komunës; e realizon buxhetin e Komunës; vendos për punë administrative për të drejtat, detyrimet dhe interesat e personave juridikë dhe fizikë ,në pajtim me ligjin; udhëheq me administratën komunale; harton rregullore për sistematizimin e vendeve të punës të administratës komunale; vendos për punësimin, të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e punëtorëve në administratën komunale nëse nuk është caktuar ndryshe me ligj; ushtron edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe me këtë statut. Ka të drejtë të jetë i pranishëm dhe të marrë pjesë në punën e seancave të Këshillit. Kryetari i komunës i shpall dispozitat e Këshillit në Fletoren zyrtare të Komunës. Kryetari i komunës siguron zbatimin e vendimeve të Këshillit. Kryetari i komunës udhëheq me pronën e Komunës si nikoqir i mirë. Për ditën e fillimit të pengesës ose të mungesës kryetari i komunës e informon kryetarin e Këshillit, e të tjera. Duke patur parasysh të gjitha këto përgjegjësi që ka një kryetar komune, ai para së gjithash duhet të jetë në shërbim të qytetarëve të vet, ku edhe e sollën në krye të vendit. Në një diskutim me kryetarine Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, që për shumë qytetarë është i vetmi kryetar komune, jo vetëm në qytetin e tyre, por edhe më gjërë, që është I hapur në çdo kohë me qytetarët e vendit. Ndërsa shumë qytetarë të Komunës së Dibrës, nuk kanë këtë mendim për kreun e vendit, raporton Almakos.
Kryetari Bejta thotë për Almakos se gjatë mandatit të tij, që nga viti 2013, atë e kanë vizituar 7000 persona, ku edhe kanë kuvenduar për problemet që u takojnë atyre, por edhe për ndonjë plan e aktivitet, për t’u realizuar.
“Prej momentit që unë e kam marrë detyrën, si kryetar i komunës, së Gostivarit, në vitin 2013 e deri më sot, i kam takuar, personalisht gjithë ata qytetarë, të cilët kanë patur nevojë që të takohen me mua. Shifra ka arritur mbi 7000 persona”, tha Nevzat Bejta, kryetar i Komunës së Gostivarit, për Almakos.
I pyetur nëse kanë paraqitur problemet dhe cilat nga ato kanë qenë përgjegjësi e tij, Bejta thotë se ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.
“Ka patur shumë pak problem që i përkasin nivelit komunal, ku unë e kryej detyrën, por më shumë ka patur në fokusin e problemeve familjare, probleme me institucionet e tjera, të qeverisë qëndrore, gjyqësinë. Ku edhe kam ndërhy, aty ku është bërë një padrejtësi qytetare dhe kam komunikuar direkt me udhëheqësit e institucioneve, që t’i pranojnë dhe vetë ata t’i dëgjojnë hallet e qytetarëve. Për atë punë jemi ne këtu, prandaj çdo problem të secilit institucion që i takojnë, janë të obliguar, me ligjet që janë në fuqi, që të dëgjojnë për hallet dhe problemet e qytetarit tonë”,
Ai shton se është kërkesë e qytetarëve që të shpalosin problemet, planet, aktivitetet, në një ditë, ku edhe janë takuar me kryetarin. Bejta thotë se është i vetmi kryetar që mirëpret çdo ditë qytetarët e vet, edhe kur nuk është present, në komunë, por i ngarkuar me punë zyrtare ata vendosin numër telefoni dhe më pas thirren. Bejta, ka informuar opinionin e Almakosit se telefoni i tij është i hapur për secilin, dhe shton se nuk e kanë keqpërdorur qytetarët këtë, përveç disa rasteve, ku edhe ka gjetur mirëkuptim.
Bejta, nuk e mohon faktin se ai është i zgjedhuri i popullit të tij dhe është i detyruar të vihet në shërbim të qytetarëve të vet.
Përdallim nga kjo komunë, në qytetin e Dibrës, shumë qytetarë ankohen se dera u është mbyllur nga kreu i komunës.
Dritan Lleshi, ish përfaqësues i shoqatës “1$ për Dibrën” thotë se është larguar nga kjo shoqatë, për arsye se është inkuadruar në politikë, si një formë më e lehtë, për zgjedhjen e problemeve të qytetarëve.
“ Përfshirja ime në parti vjen si rezultat i mos vëmendjes së projekteve dhe aktiviteteve të OJQ-ve. Unë kam qenë në krye të shoqatës “1$ për Dibrën”, përherë kemi qenë jashtë vendimarrjes, për disa aktivitete, në qytetin tonë. Ne kemi patur bashkëpunime, por ato bashkëpunime kanë qenë deri në atë pikë, aty ku është prekur interesi i tyre personal ose partiak, nuk na kanë përfillë.
Shembulli më i mirë ishte kur na e bëri bojkotin kryetari i kaluar, Argëtim Fida, për rrugën e liqenit, ku edhe na e ndërpriti projektin, por më andej e vazhduan, por ishte i cunguar, jo projekti që ne e kishim planifikuar.
Në rastin e kryetarit aktual, Ruzhdi Lata, kishim problemin e devijimit të Lumit të Radikës, të cilën e filluam me bashkëpunim, i cili mbaroi me tërheqjen e komunës dhe me bojkotimin e protestave që organizonin të gjitha shoqatat e Dibrës. Nga ana e kryetarit aktual është protestuar të mos dilet në protesta, ku ka ndikuar në institucione të ndryshme, si tek drejtorët apo punonjësit. Çështja e Radikës nuk ishte interes personal, i imi, apo i tjetrit, por i të gjithë dibranëve. Ne kemi shembuj edhe të tjerë, ku në disa aktivitete të shoqatës janë penguar nga persona, që ne i dijmë me emër dhe mbiemër dhe nuk hezitoj t’i tregoj, por për etikë nuk ia vlen, se ne punojmë për të mirën e Dibrës tonë”, tha Dritan Lleshi, për Almakos.
Bekim Ame, përfaqësues i fëmijëve me nevoja të veçanta, në Dibër, filial ky i qendrës “Poraka” (Porosia), të qytetit në Shkup, thotë se ka tentuar të depërtojë në komunë, por i është dhënë pak hapsirë për të depërtuar e për të shpalosur problemet e fëmijëve me aftësi të kufizuara, ku edhe kanë më shumë nevojë, për t’u dal në ndihmë.
“Sa i përket komunës së Dibrës, kam qenë disa herë, nuk e mohoj kam patur takim. Kërkesat tona mbase kanë mbetur në vesh të shurdhër. Unë e kam paraqitur problemin, për hapjen e një klubi social, për personat me probleme mendore, por deri më sot nuk na është ofruar ndonjë ndihmë. Propozimi jonë është se ka ambient në kopshtin “Breshia”, por unë nuk mund ta realizoj pa pëlqimin e kryetarit të komunës”, tha Ame, për Almakos.
D.K
Almakos.com

