Qendra për Analiza Ekonomike (QAE) nga Shkupi në bashkëpunim me Qendrën për Studime Evropiane për Politika (Center for European Policy Studies – CEPS) nga Brukseli organizoi konferencë ndërkombëtare me temë “Sundimi i së drejtës – Ku po lëvizim?”.
Nga QAE thonë se kjo konferencë bëhet me qëllim të konfirmimit të gjendjes për atë deri ku jemi sot me sundimin e së drejtës në Evropë dhe në cilin drejtim po lëvizim.
“Këto çështje po diskutohen në fushën e së drejtës, sigurisë dhe ekonomisë në disa panele ekspertësh, sesione plenare dhe ligjërata hyrëse. Veçanërisht vëmendje i përkushtohet në gjendjen në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe në gjendjen në Ballkanin Perëndimor”, kumtoi QAE.
Sipas Marjan Nikolov nga QAE, për Almakos tha se Qendra për Analiza Ekonomike ka hulumtuar tregun një dekadë dhe se drejtësia është udhëhequr nga fuqia, e jo nga përfaqësues të qeverisë.
“15 vite qendra për analiza ekonomike, bën hulumtime, ku ka synim zhvillimin ekonomik të RM-së, ku jepen këshilla dhe mendime.
Ne kemi rënë në përfundim bashkë me përgjegjësit nga Brukseli, se ekonomia këtu nuk mund të zgjedhet nga drejtësia, ekonomia nuk mund të zgjidhet nga fuqia që kërkon drejtësi. Do të ketë përmirësime, vetëm atëherë kur të gjithë do të jemi të drejtë ballë ligjit, në të kundërtën përpiqemi të jemi më të fuqishëm, aq të fuqishëm që të luftojmë që fuqia të ketë të drejtë, nga këto situata ndodhin devijimet, ku është paraqitur në mënyrën më vullgare në Maqedoni. Kur do të flasim vetëm për zhvillimin e ekonomisë të Bruto Produktit të Vendit, nuk është e zhvilluar përderisa brenda nga ajo analizë e intelektualëve, nuk përfshihen institutet, kredibilitetet e institucioneve, dhe qeverisja e së drejtës. Prandaj, sot konstatuam në aspektin multidisiplinar në anën e së drejtës nga financat publike, hulumtimet tregojnë se janë përfshirë shumë qytetarë, për të marrë mendimin e tyre se çfarë mendojnë për Maqedoninë, drejtësinë, qeverisjen e drejtë. Nëse ne mendojmë se qeverisja e drejtë duhet të përqëndrohet në fuqinë, nuk do të ketë përgjegjës në qeveri. Sektori ekonomik dëshiron të ketë përfaqësues në qeveri”, tha Nikolov, për Almakos.
Ai shtoi se kjo do të thotë se nuk ka patur kredibilitet në qeveri, prandaj me formimin e qeverisë së re duhet të gjendet mekanizma të reja.
D.K
Almakos.com

