Edhe në ditën e dytë të debatit të përgjithshëm mbi Projektligjin për Përdorimin e Gjuhëve nuk munguan polemikat mes kryeparlamentarit Talat Xhaferi me grupin parlamentar të VMRO – DPMNE-së. Në fillim të seancës plenare njejt si dje, deputetët e opozitës maqedonase kërkuan pauzë një-orëshe dhe kjo kërkesë minutat e para nuk u pranua nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Pas pauzës emocionet e deputetëve u qetësuan dhe debati u zhvillua në rrjedhën e replikave dhe kundër-replikave në veçanti mes pozitës dhe opozitës maqedonase. Fillimisht deputeti i VMRO – DPMNE, Ilija Dimovski sulmoi Bashkimin Demokratik për Integrim duke thënë se integristët në prag të zgjedhjeve lokale me anë të projektligjit për gjuhët, mundohen të mbulojnë krimin dhe korrupsionin në rradhët e partisë.
“BDI me këtë projektligj mundohet në prag të zgjedhjeve lokale, shantazhon LSDM-në dhe kryeministrin Zoran Zaev dhe mundohet ti mbuloj dështimet dhe krimet e saj politike”, iu drejtua BDI-së me tone kritike deputeti i VMRO – DPMNE-së, Ilija Dimovski.
Deputeti i BDI-së Branko Manoilovski me kritika të ashpër drejtuar deputetëve në Kuvend. Sipas tij, thelbi i problemit nuk ekziston në këtë ligji, mirëpo problem kryesorë është urrejtja e thellë ndëretnike në Maqedoni.
“Ky ligj herët a vonë do të votohet, por nuk është gjuha problemi kryesorë. Urrejtja ndëretnike është problemi i vërtetë. Më vjen mirë që jam këtu, por shpresoja se këtu do të takoja njerëz të tjerë. Shumë jam i dëshpëruar, më mirë isha me barinjtë në fshat se sa këtu me ju”, ishte replika e ashpër e deputetit të BDI-së, Branko Manojlovskit.
I menjëhershëm ishte reagimi i shumicës parlamentare për këto akuza të opozitës maqedonase. Deputeti socialdemokrat Petre Shilegov tha se në asnjë mënyrë zyrtarizimi i gjuhës shqipe nuk cënon integritetin e shtetit.
Pasiqë ky projektligj është nën yllin evropian dhe në bazë të Rregullativës së Bashkimit Evropian, debati pët të më së shumti mund të zgjat deri në 10 ditë./ Almakos
Përgatiti: Blerim Ismaili

