Përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, sektori joqeveritar, vetëqeverisja lokale, organizatat ndërkombëtare dhe ndërmjetës shëndetësor romë u takuan sot që t’i shqyrtojnë modelet për punë të mëtejshme të ndërmjetësve dhe inkuadrimin e tyre në sistemin politik. Ata, siç njoftuan nga UNICEF-i, i kanë shqyrtuar rekomandimet nga evaluimi i punës së ndërmjetësve shëndetësor romë të cilin e përgatiti kjo organizatë ndërkombëtare dhe vendimet e mundshme që ndërmjetësit të bëhen pjesë e sistemit shëndetësor.
“Ndërmjetësit shëndetësor romë punojnë drejtpërdrejt në terren në bashkësitë rome që t’u ndihmojnë familjeve, posaçërisht të atyre që janë në pozitë më të vështirë, t’i marrin shërbimet shëndetësore dhe sociale që u takojnë. Ata shërbejnë si hallkë midis bashkësisë rome dhe shërbimeve shëndetësore dhe sociale përmes dhënies të këshillave shëndetësore, ndërmjetësim në nxjerrjen e dokumenteve dhe ndihmë në identifikimin e fëmijëve të cilët nuk janë imunizuar dhe fëmijëve të cilët kanë shenja të vështirësive në zhvillim”, thuhet në kumtesë.
Nga UNICEF-i theksojnë se me punën e deritanishme ndërmjetësit shëndetësor romë kanë treguar përmirësim të përfshirjes me kujdesin parandalues shëndetësor në bashkësitë rome.

