Ambasadori i Francës, Kristian Timonie, ka qëndruar sot në Tetovë ku ka realizuar takime me drejtuesit dhe kandidatët e Lëvizjes BESA dhe PDSH-së për kryetarë në këtë komunë. Në takimin me kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, siç njoftuan nga kjo parti, është biseduar për zgjedhjet lokale, mbarëvajtjen e tyre dhe kontributin që Lëvizja BESA do të jep për realizimin e një fushate pozitive dhe zgjedhje të lira, fer dhe demokratike.
Asaf Ademi, Lëvizja BESA
“Kryetari Kasami informoi ambasadorin lidhur me përgaditjet e Lëvizjes Besa për zgjedhjet e ardhshme lokale, strukturimin tonë dhe planprogramet që kryetarët e ardhshëm nën udhëheqjen e Lëvizjes Besa cilat projekte do t’i realizojnë për të miën e qytetarëve. Ambasadori shprehu kënaqësinë për gadishmërinë tonë që të jemi pozitiv gjatë kësaj kampanje dhe shpresën e tij që zgjedhjet të jenë të lira, korekte dhe demokratike. Gjithashtu biseduam edhe për pritjet tona për zgjedhjet e lira dhe demokratike dhe për përkrahjen që shteti frances do ti jep KSHZ-së për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve”
Në selinë e PDSH-së në Tetovë ambasadori francez është pritur nga nënkryetari dhe kandidati i kësaj partie për kryetarë në Komunën e Tetovës, Bardhyl Dauti. Nga PDSH njoftuan se në takim u bisedua po ashtu për tema lidhur me zgjedhjet lokale të 15 Tetorit, si dhe për programin e PDSH-së me të cilin do të garojë në komunën e Tetovës. Bashkëbiseduesit ndanë mendime për procesin zgjedhor si dhe u pajtuan që zgjedhjet e 15 Tetorit duhet të jenë korrekte, të besueshme dhe demokratike. Thuhet një njoftimin e lëshuar nga PDSH pas takimit.
Arben Zeqiri

